LAJMI I FUNDIT:

Kosova nënshkruan marrëveshjen për ekstradim edhe me Amerikën

Kosova nënshkruan marrëveshjen për ekstradim edhe me Amerikën

Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të nënshkruajnë nesër ekstradimin mes Kosovës dhe shtetit amerikan.

Nënshkrimi i marrëveshjes për ekstradim do të bëhet nesër nga presidentja në largim Atifete Jahjaga dhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe ambasadori i SHBA në Kosovë, Greg Delawie, nënshkruajnë marrëveshjen e ekstradimit midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në një njoftim nga Presidenca.


Nënshkrimi do të bëhet në kabinetin e presidentes me fillim në orën 13 e 30.

Kosova ka nënshkruar marrëveshje për ekstradim me disa shtete të Evropës por jo edhe me SHBA-të.