LAJMI I FUNDIT:

Studentët detyrohen të paguajnë shërbimet spitalore (Video)

Studentët detyrohen të paguajnë shërbimet spitalore (Video)

Indeksi apo kartela identifikuese (ID) janë dokument identifikues i studentëve në një universitet.

Por, studentët e kosovarë, edhe pse kanë Indeks ose ID kartelë, po obligohen të paguajnë për shërbime spitalore në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Neni 23 i Ligjit për Kujdes Shëndetësor, përcakton që nga pagesa për shërbime spitalore lirohen të gjithë studentët deri në fund të shkollimit të rregullt.


Mirëpo, sipas një vendimi që shihet nëpër sportelet e klinikave, thuhet se çdo student, për t’u liruar nga pagesa, përveç Indeksit apo ID kartelës, duhet të ketë me vete edhe një vërtetim apo fletëpagesë të semestrit të fundit, për të dëshmuar që ata janë në studime.

Këto dokumente identifikuese po kontestohen nga ShSKUK-ja për faktin se nuk kanë një datë apo vit që përcakton se kur një student ka regjistruar vitin akademik, dhe kur duhet ta përfundojë atë.