I tërë trupi i njeriut është i mbuluar me qime – të vogla apo të mëdha, mirëpo për ç’arsye ato ekzistojnë edhe në pjesën tonë të pasme?
Mbase keni qime të shndritshme, “të padukshme”, të cilat mbulojnë prapanicat tuaja, por edhe mbase jeni “të mallkuar” me qime në formë kaçurrelash përreth anusit.
Cilido variant qoftë, ato qime ekzistojnë dhe tani është koha ta dini, transmeton Telegrafi.
Lajm i keq është që askush në të vërtetë nuk e di as ndonjë të vetme arsye përse fizionomia e asaj pjese të trupit është e tillë, mirëpo kjo nuk do të thotë që nuk ekzistojnë teori – çështja është se cilën teori e përkrahni.
Evolucioni
Nuk ekziston presion evolutiv në njerëz që të mos kenë qime në prapanicë. Nuk na pengojnë të jetojnë shëndetshëm, madje as që i riprodhojmë.
Për këtë arsye, këto qime nuk kanë “vdekur”, sepse thjesht nuk ekziston kurrfarë arsye apo pengesë që do të shkaktonin që ato më të mos ekzistonin në trupin e njeriut.
Aromat
Qimet në pjesët intime të trupit aktivisht punojnë për të mbajtur sekretet e veçanta, të cilat kanë aroma specifike përplot feromone. Ato përhapin aromat me qëllim të joshjes së partnerit potencial dhe shënimin e territorit.
Gjithsesi, nuk është ide e mirë që qimet në prapanicat tona dhe në anus të përhapin aromë në drejtim të njerëzve të cilët nuk na pëlqejnë, mirëpo kjo megjithatë ndodh.
Fërkimi
Lëkura e cila fërkohet për lëkurë krijon ngacmime, të cilat çojnë deri në irritim, kukunjaz , madje edhe në infeksione. Pra, funksionojnë si ndonjë lloj shtrese mbrojtëse dhe ndihmojnë që të zvogëlohet ndjenja e pakëndshme, e cila këtë fërkim e shkakton.
Fatkeqësisht, nuk ekzistojnë shumë të dhëna shkencore, të cilat do të mbështesnin këtë teori, mirëpo gjithsesi është interesante të dihen shkaktarët kryesorë të qëndrimit të qimeve në këtë pjesë të trupit të njeriut.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe