LAJMI I FUNDIT:

Pesë persona përfshihen në një rrahje në Istog

Pesë persona përfshihen në një rrahje në Istog

Policia e Kosovës njoftoi se dje në Komunën e Istogut, në fshatin Padalishtë, si pasojë e një mosmarrëveshje janë përfshirë në rrahje pesë të dyshuar meshkuj shqiptarë.

“Si pasojë dy nga ta kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku është vërtetuar se njëri ka plagë nga mjeti mprehtë dhe vazhdon në mjekim të mëtutjeshëm, ndërsa i lënduari tjetër është liruar në shërim shtëpiak”, thuhet në raportin e Policisë. “Ndërkaq, tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga ta është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”.