LAJMI I FUNDIT:

As kur të ndërtohet fabrika e ujit në Shkabaj, nuk do të ketë ujë për 24 orë

As kur të ndërtohet fabrika e ujit në Shkabaj, nuk do të ketë ujë për 24 orë

50 për qind e konsumatorëve të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” të cilët janë banorë të kryeqytetit, nuk do të kenë ujë 24 orë as kur të ndërtohet fabrika e ujit në Shkabaj.

Kështu tha ish-kryeshefi ekzekutiv i K.U.R.P, Skënder Bublaku, në emisionin “Ju flet Prishtina”, që transmetohet në Klan Kosova.


Bublaku tha se ”fabrika e ujit në Shkabaj pa zgjerimin e pompave të ujit nuk do të jetë i dobishme për një pjesë të madhe të qytetarëve të Prishtinës”.

Ai tha se arsye për këtë është mos zgjerimi i stacionit të pompave i cili ndodhet në Parkun e Qytetit në Prishtinë.

Sipas tij, aktualisht ky stacionin nga liqeni transporton ujë vetëm 200 litra në sekondë, e për të pasur ujë 24 orë do duhej të bartë ujë 400 deri 450 litra në sekondë në lagjet e kryeqytetit, si “Bregu i Diellit”, “Mati 1,2,3” e në lagjen “Prishtina e Re”.

Kur të ndërtohet fabrika e ujit në Shkabaj nga liqeni do vinë rreth 1500 litra ujë në sekondë, e stacioni i pompave të ujit në parkun e qytetit aktualisht mund të bartë vetëm 200 litra ujë.

Zgjerimi i tij nuk ka filluar ende, ndonëse projekti sipas Bublakut ekziston. Zgjerimi i këtij stacioni do kushtonte nga 3-5 milionë euro dhe mund të zgjasë deri në dy vite.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori