LAJMI I FUNDIT:

Mehmeti: Brutaliteti policor shënon rritje në vitin 2015 në Maqedoni

Brutaliteti policor në Maqedoni ka shënuar rritje gjatë vitit 2015. Rasti i Kumanovës protesta para qeverisë, përfshi edhe disa raste individuale janë vetëm disa nga rastet ku brutalit i forcave policore ka qenë dukshëm i theksuar. Rastet e lartpërmendura janë lëndë trajtimi edhe nga Avokati i Popullit në raportin e të cilit theksohet se në Maqedoni nuk ka hetim efikas sa i përket brutalitetit policor.

“Vetëm në vitin 2015 kemi pesë kallëzime penale , dhe në ato pesë kallëzime penale kanë të bëjnë me numër më të madh të policëve, por vetëm në njërin rast supozohet se kanë qenë pesë policë, mos të flasim dhe për raste të tjera. Pra numri i policëve që ne kërkojmë përgjegjësi është më tepër se 25 . Por fatkeqësisht prokuroria apo fatkeqësitë mos ndëshkimi I kryerësve të veprave qofshin polic të MPB-së apo roje të burgjeve Maqedonia edhe në raportet e jashtëm e të cilët bazohen në raportet e Avokatit të popullit karakterizohet si shoqëri në të cilën nuk ka hetim efikas sa I përket brutalitete policor”, tha Ixhet Mehmeti, avokat i popullit.

Sipas Memetin në Maqedoni për momentin nuk ka vullnet politik për të dënuar ata peron që ushtrojnë brutalitete edhe përkundër asaj se ai posedon prova të mjaftueshme, për ti nxjerr dhunuesit para drejtësisë.


“Duke pa sur parasysh konstulacionin e forcave politike dhe vullnetin politik tash dyshoj se mund të bëhet ndonjë reforma në drejti të kësaj që ta të cilët ushtrojnë dhunë ndaj qytetarëve dhe ndaj atyre që avokati i popullit ka prova të mjaftueshme të dalin para drejtësisë dhe të përgjigjen”, deklaroi për Alsat-M, Ixhet Mehmeti avokat i popullit

Në vitin 2011 në Maqedoni kishte edhe viktima si pasojë brutalitetit policore, bëhet fjalë për të riun Matrin Neshkovski i cili humbi jetën gjatë festës së VMRO-DPMNE-së në sheshin Maqedonia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Drejtësi
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori