LAJMI I FUNDIT:

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e saj për mundësinë e sulmeve terroriste (Dokument)

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e saj për mundësinë e sulmeve terroriste (Dokument)

Departameniti Amerikan i Shtetit (DASH) ka lëshuar një njoftim për të gjithë qytetarët e vet në Evropë, ndërsa një njoftim të tillë e ka lëshuar edhe Ambasada Amerikanë në Prishtinë, për qytetarët e saj që janë në Kosovë, ku u jepen instruksione të qarta lidhur me mundësinë e sulmeve terroriste pas atyre në Bruksel, ku kanë mbetur të vrarë dhjetëra persona dhe qindra të tjerë të plagosur.

Me anë të këtij njoftimi DASH udhëzohën të gjithë qytetarët amerikanë që të kenë kujdes të shtuar dhe të jenë vigjilent për ambientin që i rrethon, duke u kërkuar atyre që të mënjanojnë vendet publike, dhe transportin publik, po ashtu atyre u kërkohet që të regjistrohen në programin online të Departamentit të Shtetit Amerikan, Programi i Regjistrimit për Udhëtarët, si dhe të mënjanojnë vendet turistike, restaurantet, dhe se ky njoftim mbetet në fuqi deri më 20 qershor, shkruan Infokusi.com


Në këtë njoftim të cilin e posedon redaksia DASH ka bërë më dije se pas sulmeve terroriste në Bruksel nga Shteti Islamik (ISIS), grupe terroriste në të ardhmen e afërt planifikojnë sulme në tërë Evropën, duke u rekomanduar qytetarëve të vet që udhëtojnë jashtë Amerikës, që të mënjanojnë po ashtu edhe festivalet e mëdha, festimet religjioze dhe se qytetarët amerikanë duhet të tregojnë vigjilencë në vendet publike, vlerësim të mënjëhershëm të rrethinës ku ata gravitojnë dhe të mënjonojnë turmat dhe eventet soprtive.

ambasada amerikane prsishtine

DASH me këtë njoftim u ka dhënë qytetarëve të vet edhe instruksione të qarta se si duhet të veprojnë ata, në rast të ndonjë sulmi të mundshëm, duke u kërkuar atyre që të ndjekin udhëzimet e atoritetve lokale, të monitorojnë mediat dhe burimet e informacionit duke përditësuar planin e tyre të udhëtimeve, të jenë të përgaditur për evakuim të pa pritur, të rrinë në kontakt të vazhdueshëm me anëtarët e tyre të familjes dhe të sigurohën që ata ta dinë si ti kontaktojnë në rast emergjence, të regjistrohën në Programin e Regjistrimit për Udhëtarët (Smart Traveler Enrollment Program – STEP).

Më tutje në këtë njoftim thuhet se shtetet europiane janë duke vazhduar që të angazhohen në parandalimin e sulmeve terroriste dhe të ndërmarrin aksione për parandalimin e akteve të tilla. DASH thotë se se ata janë duke punuar nga afër me aleatët e tyre dhe duke ndarë informacine në identifikimin dhe luftimin e kërcënimeve terroriste./Iinfokusi.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori