LAJMI I FUNDIT:

Kritikohet ministri Nurhan Izairi për Jugokromin

Kritikohet ministri Nurhan Izairi për Jugokromin

Organizatat Joqeveritare në Tetovë reagojnë ashpër ndaj deklaratës së ministrit të ekologjisë Nurhan Izairi i cili ditë më parë fajësoi kolegët e tij ministra për mos mbylljen e ndotësit të ajrit Jugoghromin. Nga OJQ “Nëna dhe Fëmija” kërkuan nga Izairi të publikojë emrat e ministrave të cilët pengojnë mbylljen e Jugohromit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Vet fakti që Ministri i ekologjisë kërkon që ta ndaj përgjegjësinë me dikën tjetër flet që ekziston një problem serioz dhe ata janë të vetëdijshëm për këtë, mirëpo të akuzosh një qeveri në të cilën ti vet merr pjesë është pak e çuditshme. Për të besuar në sinqeritetin e ministrit ai duhet të del me këtë deklaratë por pak më konkretisht ti tregojë me emër e mbiemër se cilët janë ata ministra që pengojnë zgjidhjen e këtij problemi që të dimë edhe ne dhe të bëjmë shtypje në ato vende ku ka nevojë”, deklaroi për Alsat-M, Elmedina Abdullai, organizata “Nëna dhe Fëmija”.


Përfaqësues të Organizatës “Eco Guerilla”, akuzuan ministrat shqiptarë se nuk janë të fuqishëm në ekzekutiv për të zgjidhur problemet e banorëve të Pollogut.

“Është dëshmi e pastër se ministrat janë plotësisht të vetëdijshëm për pafuqinë e tyre, madje janë të pafuqishëm edhe të tërhiqen në shenjë proteste për helmimin e brezave të ardhshëm”, tha Gëzim Qaili, “EcoGuerilla”.

Ditë më parë ministri i ekologjisë Nurhan Izairi, akuzoi kolegët e tij ministra se pengojnë mbylljen e Jugohromit.

“Ka koleg të mijë që vetëdijen e mbrojtjes së ambientit e kanë të harruar e kanë të operuar nga truri nuk mendojnë për atë punë dhe i kam ftuar të mendojnë për këtë…”, u shpreh kohë më parë Nurhan Izairi, Ministër i ekologjisë.

Pas dy muaj pauze, Jugohormi më 1 mars përsëri ndezi furrat dhe filloi me punë. Vendimin për ri-nisjen e punës e kundërshtoi ministri i ekologjisë Izairi dhe gjitha Organizatat Joqeveritare për ruajtjen e ambientit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori