Vendndodhje të reja, të cilat dyshohet se janë varreza masive, do të hetohen si në Serbi, por edhe në Kosovë.
Grupet e punës të komisioneve për të zhdukurit kanë shkëmbyer informacione për disa vendndodhje të mundshme, ndërsa kanë kërkuar bashkëpunim institucional.
“Komiteti ndërkombëtar është i shqetësuar për progresin, pasi vetëm 4 raste janë zgjidhur në vitin 2015, numri më i vogël që pas konflikteve”, tha Laurent Burkhalter, nga Komiteti i Kryqit të Kuq.
Ibrahim Makolli, nga delegacioni kosovar, ka thënë se kanë kërkuar nga Serbia informacione nëse janë asgjësuar disa prej kufomave. Por pa dallim etnie, ata kërkojnë zgjidhjen e këtyre problemeve.
“Nuk po kërkojmë asgjë më tepër sesa që këto autoritete të na pajisin me informacione të mjaftueshme, të cilat jemi të bindur se brenda një periudhe të shkurtër kohore do të mund ta zgjidhnin fatin e shumicës së personave që sot nuk janë gjetur”, tha Ibrahim Makolli, nga delegacioni kosovar për të zhdukurit.
Veljko Odaloviq, përfaqësues i Serbisë, ka thënë se mund të ndihmojnë me informacione edhe institucionet ndërkombëtare që kanë vepruar në Kosovë, si para edhe pas luftës.
“Si delegacioni i Beogradit, ashtu dhe ai i Prishtinës punojnë në bazë të informacioneve. Ne kemi paraqitur disa çështje dhe një vend të ri. Delegacioni nga Prishtina ka pasur disa kërkesa dhe dy vende të reja, që do të hetohen”, tha Veljko Odaloviç, nga delegacioni serb për të zhdukurit, përcjell Top Channel. Një nga grupet e punës, që bashkëpunimin tentojnë ta vënë në nivel human, ka premtuar se nuk do ta ndalë punën e tij. Deri në fund të muajit do të ndodhë vazhdimi i punimeve në kërkimin e atyre që ngelen një plagë e madhe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze