LAJMI I FUNDIT:

“Ta Pastrojmë Kosovën” largon edhe dy deponi të mbeturinave

“Ta Pastrojmë Kosovën” largon edhe dy deponi të mbeturinave

Nisma “Ta Pastrojmë Kosovën”, ka vazhduar edhe sot me pastrimin e deponive ilegale të mbeturinave.

Aktivistët e kësaj nisme bashkë me ndërmarrjen ‘Pastrimi’ kanë eliminuar sot dy deponi të mbeturinave në komunën e Podujevës.

Koordinatori i kësaj nisme Luan Hasanaj, tha për KosovaPress, se kanë arritur që të eliminojnë një deponi të afër shtëpisë së shëndetit në qytet dhe një në hyrje të fshatit Dumnicë.


Që kur ka nisur aksionet për këtë vit, nisma “Ta Pastrojmë Kosovën” ka arritur të eliminojë gjithsej 11 deponi në 6 aksione të ndryshme. /Telegrafi/