LAJMI I FUNDIT:

Rama: Fenomeni Trump është shprehje e injorancës

Rama: Fenomeni Trump është shprehje e injorancës
Kryeministri Edi Rama, duke dale pas nje mbledhje te grupit parlamentar te Partise Socialiste, ku eshte diskutuar ne lidhje me kongresin e 19 Marsit./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, after a meeting of the parliamentary group of Socialist Party.

“Në thelb vetëm 1% e botës myslimane shkakton rrezik. Dhe ky 1 % nuk mund të cenojë botën e tërë myslimane”

Kryeministri Edi Rama thekson se Europa duhet të ketë një plan sigurie të përbashkët për të luftuar terrorizmin, përndryshe do kemi sërish raste si ai i Brukselit.

I ftuar në emisionin ‘Zululand’, të gazetarit Mustafa Nano, Kryeministri Rama tha se Europa ka nevojë të ridimensionohet dhe rikonceptohet ndaj vlerave të saj, duke u pozicionuar qartë ndaj politikave antieuropiane.


Kreu i Ekzekutivit tha se është e paperceptueshme që një person i shpallur në kërkim në Francë, të jetë i paskeduar në Bruksel dhe tre ditë pasi kapet ai, ndodh atentati.

“Duhet bashkëpunim më i madh”, tha Rama.

“Kjo është dobësia e Europës për të krijuar një sistem inteligjence, për të bërë të mundur që një person që orkestroi atë që ndodhi në Francë, të mos kalojë kufijtë e më pas të kapet në Bruksel. Ky person del në një vend i skeduar dhe në një vend tjetër i pa skeduar. Duhet sistem i përbashkët mbrojtjeje e sigurie. Nuk kemi një provë që mbyllja e kufijve do të rrisë sigurinë, nuk kemi një provë që cedimi i privatësisë sjell rritje të sigurisë”, tha Rama.

“Unë patjetër që kam besuar në BE, dhe besoj te projekti që kanë themeluar etërit e BE. Të thuash sot që Europa nuk funksionon thua një të vërtetë, të thuash këtë se projekti është i paplotë apo ka çalime të tjera, është një zgjidhje. Unë mendoj se është projekt i paplotë. Duhet të kemi një pamje të thjeshtë e të qartë të botës myslimane. Ajo është rreth diçka më shumë se 1.5 miliardë njerëz dhe nga këta, 150 milionë janë pjesë e botës myslimane. Pra, 10 % që ka një lexim pa mundësi interpretimi apo leje leximi të Kuranit, janë vetëm 150 mijë e botës myslimane që përbëjnë rrezik potencial. Pra në thelb vetëm 1% e botës myslimanë shkakton rrezik. Dhe ky 1 % nuk mund të cenojë botën e tërë myslimane”, tha kryeministri.

Sipas shefit të qeverisë, “edhe fenomeni Donald Trump është shprehje e injorancës. Mjafton të dalë një person të flasë kundër myslimanëve dhe të gjithë emocionohen, duke krijuar ngazëllim te Maria Le Pen në Francë apo të tjerë që nuk përfaqësojnë vlerat tona të përbashkëta europiane. Donald Trump do të jetë një fatkeqësi për amerikanët nëse zgjidhet”.

Ai shtoi se ‘përgjegjësia është e përbashkët, strategjike dhe ideologjike, jo vetëm e një personi’. /Telegrafi/