LAJMI I FUNDIT:

Kosova s’e di sa kilometra katrorë i ka!

Kosova s’e di sa kilometra katrorë i ka!

Eksperti i pavarur për demarkacionin, Florim Isufi, ka thënë se gjatë konsultimit të hartave, së bashku me kolegun Shpejtim Bulliqi, kanë gjetur bazën hartografike të ish-Jugosllavisë e cila, sipas tij, mbetet më e sakta e mundshme.

“Aty kemi gjetur të gjithë kufijtë e të gjitha krahinave. Është album i madh ushtarak, tejet voluminoz me të gjithë kufijtë, përveç atyre vendeve të cilat kanë pasur probleme në mes të republikave”, ka thënë ai në “Rubikon”, duke shtuar se Kosova nuk ka qenë në listën e shteteve që kanë pasur ngecje të tilla, transmeton Koha.net.

Sipas Isufit, ka mjaftuar që të konsultohet ai material dhe të shihen të gjitha dyshimet që mund të ekzistojnë mbi çështjen e kufijve.


Sipërfaqja e Kosovës del të jetë e lëvizshme nëpër raporte e harta të ndryshme, ka thënë Isufi, të cilën e cilëson si mungesë joserioziteti nga vetë ai dhe kolegët e tij.

“Asnjë detaj nuk e kemi gjetur se është matur sipërfaqja e Kosovës. Informatën për sipërfaqen e saj e kemi marrë diku dhe nuk ekziston asnjë burim se ku e kemi marrë atë”, ka theksuar Isufi.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Përshkallëzohet protesta, efektivi i policisë dhe qytetari përfshihen nga flakët

Përshkallëzohet protesta, efektivi i policisë dhe qytetari përfshihen nga flakët

Lajme
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Shpërthimi i molotovëve dhe përplasjet e dhunshme me protestuesit: 10 policë të plagosur në tubimin e opozitës

Live Shpërthimi i molotovëve dhe përplasjet e dhunshme me protestuesit: 10 policë të plagosur në tubimin e opozitës

Lajme
Flamur Kasami po përfaqëson Kosovën në skenën botërore të 'bukur-leximit' të Kuranit në Kuala Lumpur të Malajzisë

Flamur Kasami po përfaqëson Kosovën në skenën botërore të 'bukur-leximit' të Kuranit në Kuala Lumpur të Malajzisë

Lajme
Ambasadori gjerman mirëpret vendimin e Qeverisë për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Ambasadori gjerman mirëpret vendimin e Qeverisë për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori