LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani me derën e mbyllur me ngjitës letre: A do të fluturonit me të? (Foto)

Aeroplani me derën e mbyllur me ngjitës letre: A do të fluturonit me të? (Foto)

Kur jeni duke fluturuar në lartësi prej 11 mijë metrave, e vetmja gjë që shpresoni është që aeroplani me të cilin po udhëtoni të jetë në gjendje të mirë, e jo të fillojnë t’i bien copat.

Atëherë imagjinoni si do të ndiheshit po të shikonit jashtë dritares, dhe të bindeni se dera e aeroplanit është në fakt e mbyllur me ngjitës letre, transmeton Telegrafi.


941073_10153866592885168_4802893492955351181_n.jpg

Kjo gjë në fakt i ka ndodhur Jessica Baker, e cila e kishte vënë re këtë derisa po e dërgonte të birin e saj 11-muajsh në fluturimin e parë.

“Isha e tmerruar, pasi unë gjithmonë kam pasur frikë nga fluturimet dhe kur e pashë atë u nervozova shumë”, ka deklaruar Baker.

image001.png

Gjatë tërë fluturimit nga Nelson në Christchurch, Zelandë të Re, nuk kishte mundur t’i ndajë sytë nga ngjitësi i letrës që është në formë shiriti.

Ndërkaq në lidhje me ngjitësin, zëdhënësja e aviokompanisë, ka deklaruar se qytetarëve mund t’iu ketë dukur ngjitës i letrës, por në fakt bëhet fjalë për një ngjitës special për fluturaket që përdoret në gjithë botën. /Telegrafi/