LAJMI I FUNDIT:

Përmendoret e patriotëve shqiptarë?

Përmendoret e patriotëve shqiptarë?

Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski edhe një herë ka përsëritur se nuk ka asnjë njohuri lidhur me përmendoret shqiptare pjesë e projektit “Shkupi 2014”, të cilat sipas tij dhe në bazë të një vendimi të miratuar në vitin 2013 janë përgjegjësi e Qytetit të Shkupit. Pikërisht për këtë, Zhernovski njoftoi se për të premten është paralajmëruar vizita e tre inspektorëve nga Ministria e Kulturës,Shoqërisë Informatike dhe Inspektoratit shtetëror të Vetëqeverisjes lokale për të investiguar deri ku ka arritur procedura për vendosjen e përmendoreve shqiptare, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Nëse qëllimi është të informohen se deri ku janë aktivitetet ne do ta bëjmë atë që duhet. Unë për momentin nuk e di se çfarë po ndodhë me ato përmendore, a janë punuar, ku është problemi me transportin e kështu me radhë. Mirëpo ky është një problem i lënë qëllimisht.. Ato do të paguhen në momentin kur do të arrijnë, por vendosja dhe mirëmbajtja është në përgjegjësi të Qytetit të Shkupit”, tha për Alsat-M, Andrej Zhernovski, kryetar i Komunës Qendër.

Zhernovski tha se më 22 korrik të vitit 2013, me kërkesë të qytetit të Shkupit është sjell vendim që përmendoret në Komunën Qendër të ruhen, mbrohen dhe shfrytëzohen nga Qyteti i Shkupit. Ai madje akuzoi Qeverinë se qëllimisht përmendoret shqiptare nuk janë vendosur me tendencë të prishjes të marrëdhënieve ndëretnike. Sipas Projektit “Shkupi 2014”, përmendorja e Josif Bagerit duhet të vendoset në pjesën perëndimore të teatrit të vjetër të Shkupit në drejtim të bregut të lumit Vardar, ajo e Pjetër Bogdanit në parkun’ Zhena Borec’, ndërsa ajo e Nexhat Agollit duhet të vendoset në hapësirën lidhëse mes shëtitores 13 Nëntori dhe Sheshit Maqedonia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe, KMDLNj fajëson MPJD-në

Arrestimi i qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe, KMDLNj fajëson MPJD-në

Lajme
Arrestohet shtetasi nga Kosova në Aeroportin e Tiranës, rezulton i akuzuar nga autoritetet belge për vjedhje

Arrestohet shtetasi nga Kosova në Aeroportin e Tiranës, rezulton i akuzuar nga autoritetet belge për vjedhje

Lajme
Nis testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës

Nis testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës

Lajme
Këta janë zyrtarët e ASH që do t’i udhëheqin dikasteret në qeverinë e re

Këta janë zyrtarët e ASH që do t’i udhëheqin dikasteret në qeverinë e re

Politikë
“Bunarfest” me përvoja të veçanta për pjesëmarrësit

“Bunarfest” me përvoja të veçanta për pjesëmarrësit

Komunat
Kurti pas takimeve me mërgimtarët në Stamboll: Ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi

Kurti pas takimeve me mërgimtarët në Stamboll: Ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi

Lajme
Kalo në kategori