LAJMI I FUNDIT:

Regjistri Qendror: Tentohet njollosja e këtij institucioni

Regjistri Qendror: Tentohet njollosja e këtij institucioni

Regjistri Qendror i Maqedonisë (RQM) ka demantuar informacionet për gjoja fshehje, shmagie apo shkatërim dokumentacionesh nga të dhënat e regjistrave që udhëheq, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në reagim, RQM thotë se asnjëherë nuk ka ndodhur që të ndodh një sulm i këtill ndaj këtij institucioni për të njollosur namin e tij, duke theksuar se RQM-ja është institucioni më i suksesshëm në Maqedoni, i pari në Evropë për nga serioziteti, si edhe i dyti në botë sipas Bankës Botërore.

Më tej, RQM thotë se nuk është shkatëruar asnjë dekumentacion dhe se PSP-ja e ka vëtetuar këtë fakt në vendin e ngjarjes, duke shtuar se një pjesë e dokumentacionit i është dorëzuar PSP-së, kurse pjesa tjetër do t’i dorëzohet sipas dinamikës së pajtuar sipas nevojave të PSP-së.