Bankat komerciale që veprojnë në Kosovë jo rrallë herë shpallin njoftime publike për shitjen e patundshmërive të lëna nga klientët në formë të hipotekës.
Por, shitja e këtyre pronave në shumicën e rasteve dështon, thonë përmbaruesit privat, pasi qytetarët e Kosovës hezitojnë të bëhen pronarë të paluajtshmërisë sepse lënë hipotekë në institucionet financiare.
Prona apo hipoteka bëhet objekt i shitjes nga bankat, nëse kredimarrësi nuk arrin të kthej kredinë e marrur apo nuk i paguan këstet e kredisë sipas marrëveshjes.
Fadil Hoxha, anëtar i bordit të Odës së Përmbaruesve Privat, thotë për Radion Evropa e Lirë se në shumicën e rasteve të ankandeve publike, nuk ka qytetarë të interesuar që të blejnë pronë, e të lënë hipotekë.
“Nga përvoja ime si gjyqtar dhe tani si përmbarues dhe përvoja e kolegëve të mi në Odë, dua të konfirmoj se njerëzit hezitojnë t’i blejnë kur shiten patundshmëri për inkasimin e borxhit të kredisë. Në shoqërinë tonë, ndoshta është krijuar ajo tradita se kur një pronë ka telashe, nuk duhet blerë fare”, thotë ai.
Edhe ekspertë për çështje financiare, thonë se blerja e hipotekave nga palët e treta në të shumtën e rasteve dështon.
Flamur Keqa, drejtor i Institutit për Banka dhe Financa në Kosovë, për Radion Evropa e Lirë thotë se pavarësisht të drejtës ligjore për shitjen e patundshmërisë, në praktikë ekziston një hezitim nga personat fizik dhe juridik për këto blerje.
“Mendoj se kjo më tepër është një aspekt moral apo një mentalitet i shoqërisë sonë, i cili nuk dëshiron, ta themi, t’ia vështirësojë jetën një bashkëqytetari të tij. Në këtë mënyrë ata hezitojnë të blejnë këto patundshmëri të cilat iu janë lënë peng bankave”, shprehet Keqa.
Patundshmëritë e lënë peng nga klientët të cilat marrin kredi në bankat komerciale në të shumtën e rasteve, Fadil Hoxha thotë, se i blejnë vetë bankat.
“Kryesisht këto hipoteka i marrin bankat për inkasimin e kredive të ndryshme dhe në 99 për qind të rasteve vetë bankat i blejnë ato dhe procedura e shitjes vazhdon më tutje. Unë kam pasur dy-tri raste kur persona të tjerë kanë blerë, por janë shumë të rralla”, thotë Hoxha.
Megjithatë, Flamur Keqa, thotë se qytetarët duhet të vetëdijësohen se kjo çështje është ligjore.
“Është e drejtë ligjore për secilin qytetar që për çdo patundshmëri që ofrohet nga bankat, e që u është marrë huamarrësve, ekziston e drejta që secili qytetarë të marr pjesë në ato ankade dhe t’i blejë ato sikurse çdo mall tjetër”, thekson ai.
Ndryshe, niveli i kredive joperformuese apo kredive të këqija në bankat komerciale në Kosovë mbetet ende më i ulëti në rajon.
Ekspertë për çështje ekonomike kanë thënë për Radion Evropa e Lirë, se ruajtja e nivelit të ulët të kredive të këqija është përdorimi i politikave “burokratike” për dhënien e kredive. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite