LAJMI I FUNDIT:

Eurosig blen Insig-un

Eurosig blen Insig-un

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë u shpall fituesi i tenderit për blerjen e kompanisë së sigurimeve INSIG nga firma EUROSIG. Në vendimin e qeverisë thuhet se, u vendos miratimi i procedurës së tenderimit për shitjen e 100 për qind të aksioneve që zotëronte shteti në shoqërinë INSIG.

Qeveria autorizoi Ministrinë e Financave të lidhë kontratën me firmën fituese. Në këtë tender morën pjesë katër kompani dhe ofertën më të lartë e ka dhënë pikërisht fituesi. Komisioni i vlerësimit të ofertave i Ministrisë së Financave administroi të gjithë dokumentacionin e depozituar nga shoqëritë e interesuara, në një mbledhje të hapur për publikun.

Katër kompanitë shqiptare që shprehën interes për privatizimin e shoqërisë dhe paraqitën ofertë financiare ishin: Balfin sh.p.k me vlerën e ofertës 1 656 000 000 lekë; Kastrati dhe Albsig (joint venture) me vlerën e ofertës, 1 525 473 000 lekë; Recovered Earth Technologies & Duraku sh.p.k, që ofroi 2 152 800 000 lekë; Eurosig me vlerën e ofertës 2 222 122 000 lekë.


Pas shqyrtimit për rregullsinë e dokumentacionit të depozituar, komisioni nisi procesin e vlerësimit të ofertave sipas kritereve të përcaktuara në njoftimin për hapjen e procedurës konkurruese, të publikuar në 25 janar 2016. Sipas këtij njoftimi, kriteret bazë të vlerësimit të ofertave ishin: 80 pikë çmimi më i lartë i ofruar; 10 pikë plani i biznesit dhe cilësia teknike e propozimit; si dhe 10 pikë cilësia e investitorit (merrte pikët maksimale kandidati me eksperiencë në tregun e sigurimeve dhe shtrirje rajonale dhe ndërkombëtare).

Fituesi i tenderit, shoqëria “EUROSIG”, sh.a., do të pajiset nga Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, me autorizimin për kryerjen e pagesës së plotë të vlerës së ofruar në tender, ku përcaktohen qartë detyrimet e blerësit.

Shoqëria “EUROSIG”, sh.a., sipas vendimit të qeverisë, është e detyruar që, brenda 30 ditëve nga data e lëshimit të autorizimit, të bëjë pagesën e plotë të vlerës së ofruar në tender.

Në të kundërt, nëse kjo shoqëri nuk paguan brenda afatit, humbet të drejtën e blerjes dhe pagesa e ngurtësuar prej 30 milionë lekësh për pjesëmarrje në tender nuk i kthehet. Procesi për privatizimin e kompanisë shtetërore të sigurimeve kishte filluar që në vitin 2007, por ai kishte dështuar disa herë me radhë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Sociale
​Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi

​Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi

Lugina
Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi

Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi

Lajme
Bedri Hamza në Llap: PDK është e ardhmja! – Isak Shabani me nr. 32 ngjall entuziazëm në tubimin qendror

Bedri Hamza në Llap: PDK është e ardhmja! – Isak Shabani me nr. 32 ngjall entuziazëm në tubimin qendror

Politikë
Kalo në kategori