Të mërkurën edhe doktoresha Vjollca Kosumi, mjeke në Gjinekologjinë e Gjilanit, është arrestuar në lidhje me vdekjen e dyshimtë të mësueses, Arbenita Spahiu. Pos saj, janë arrestuar edhe mjeket Maxhide Shaqiri dhe Hamide Zeqiri. Bashkëshorti i të ndjerës thotë se nga fillimi ka dyshuar për neglizhencë mjekësore.
Një emër të shkurtër e që nuk preferon të publikohet, i ka vendosur Anton Spahiu foshnjës që i solli në jetë bashkëshortja e tij, mësuesja 27-vjeçe Arbenita Spahiu, që vdiq vetëm dy orë pas lindjes së bebes më 3 mars të këtij viti.
Arrestimi i tri mjekeve të Spitalit të Gjilanit, ka forcuar bindjet e bashkëshortit Spahiu, se një nga shkaqet që çoi në vdekjen e bashkëshortes së tij në moshë të re, ishte edhe neglizhenca mjekësore.
Ekskluzivisht për “Zërin”, Spahiu ka treguar se pak orë para lindjes është dëgjuar për herë të fundit në telefon me bashkëshorten e tij të ndjerë.
“Herën e fundit kur u dëgjova me të, më përmendi punën e emrit për djalin. I thashë do të shohim…”, rrëfen ai i mërzitur.
Spahiu ka treguar se tashmë djalin e ka marrë në shtëpi dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Motra e Arbenitës ka qenë vazhdimisht në spital. Në orën 8 e 30 unë isha në punë dhe ajo më mori në telefon. Më tha që u krye mirë lindja dhe mirë ishin edhe gruaja edhe djali”, rrëfen ai.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku ka konfirmuar për ‘Zërin’ se të mërkurën kanë arrestuar edhe një mjeke në lidhje me dyshimet për vdekjen e Arbenita Spahiut.
Sipas prokurorit të rastit, Arben Ismajli, Prokuroria ka dyshime se nuk është vepruar me kohë për heqjen e mitrës së pacientes, që sipas raportit preliminar të Mjekësisë Ligjore ka qenë burim i gjakderdhjes.
Prokurori Ismajli thotë se dyshimet janë se mjekët nuk kanë vepruar me kohë për të larguar mitrën. /Zëri/
Lexo po ashtu: Në Gjinekologji vdes 27-vjeçarja, rasti në Prokurori
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: Kërkojmë dënim maksimal për autorin që vrau Frosinën, kërkojmë drejtësi dhe siguri më të madhe në rrugë
Qytetarët e Maqedonisë sot bëjnë thirrje për bojkotim të marketeve
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?