Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, i dënoi sulmet e një dite më parë në Bruksel, të cilat sipas tij argumentojnë se terroristët nuk njohin vend dhe besim.
Në një bisedë me Zërin e Amerikës, ai tha se Bashkësia islame e Kosovës solidarizohet me njerëzit e pafajshëm që pësuan nga këto akte terroriste e kriminale.
“Nga njerëz të pashpirt, nga njerëz të cilët janë të verbër në shpirt e në mendje dhe në zemër dhe bëjnë akte të tilla të prirë nga ndenja e shkatërrimit. Andaj ne solidarizohemi dhe lusim zotin që sa më shpejt të shërohen edhe ata të plagosur të cilët janë me qindra në këto shpërthime, sikundër solidarizohemi edhe me shpërthimet tjera të cilat ndodhën në Stamboll dhe Ankara para disa ditësh dhe këto shpërthime argumentojnë edhe një herë se terrori dhe terroristët nuk njohin vend nuk njohin fe, nuk njohin gjuhë, por terrori mbetet terror”, tha myftiu Tërnava.
Myftiu Tërnava tha se këto shpërthime i bëjnë dëme fesë në të cilën thirren ata kriminelë dhe se këto nuk kanë asgjë të përbashkët me besimin islam.
“Islami është kundër këtyre akteve, është kundër çdo gjëje që shkon në të keq të individit, familjes dhe shoqërisë dhe Islami asgjë nuk ka të përbashkët me këto akte me këtë terror, me këto krime që po ndodhin fatkeqësisht në emër të fesë Islame, fe që është e pastër si loti në burimin e saj”, tha myftiu Tërnava.
Myftiu Tërnava thotë se sulmet e tilla krijojnë ndjenjë të frikës edhe në Kosovë. Ai thotë se Bashkësia islame e Kosovës dhe institucionet e vendit kanë një projekt të përbashkët që të luftojnë ekstremizmin dhe radikalizmin dhe shtytjen deri në terrorizëm.
“Dhe bashkërisht jemi duke dhënë një kontribut të madh në parandalimin e çdo gjëje të keqe që mund të ndodhë edhe në Kosovën tonë sepse ne nuk mund të jemi përjashtues nga këto sulme barbare dhe të këqija, krime apo terrori. Por, unë ftoj sërish besimtarët islam, kudo që ata gjenden brenda trojeve tona etnike, posaçërisht në Kosovë, që të japin kontributin e tyre, që nëse diçka dinë të lajmërojnë institucionet tona, të bashkëpunojnë me institucionet tona, sepse Kosova dhe interesi kombëtar është mbi çdo gjë dhe ne assesi nuk mund t’ia lejojmë asnjë grupi apo individi, asnjë ekstremisti, terroristi apo krimineli që t’i bëjë keq shoqërisë sonë e cila shekuj me radhë e ka kalitur ndjenjën e e harmonisë, paqes, dashurisë dhe vëllazërisë”, tha myftiu Tërnava.
Kosova është përballur që në vitin 2012 me rastet e para të shkuarjes së qytetarëve të saj në Siri. Që atëherë rreth 300 qytetarë të Kosovës i janë bashkuar konfliktit atje ndërsa aktualisht sipas vlerësimeve të organeve të sigurisë numri sillet në rreth 60 sish. Që nga viti 2013, autoritetet në Kosovë kanë hetuar mbi 180 persona të përfshirë në vepra që lidhen me terrorizmin. Rreth 90 persona janë arrestuar dhe janë ngritur mbi 40 aktakuza. Në mesin e tyre edhe imamë të xhamive në Kosovë për nxitje të qytetarëve për të marr pjesë në luftërat në Lindjen e Mesme.
Myftiu Tërnava thotë se disa imamë në ligjëratat tyre kanë përdorur një fjalor jo të urtë siç urdhëron feja islame dhe kanë tejkaluar limitet që ju lejohen të flasin nëpër xhami.
“Dy prej tyre i kam suspenduar nga puna, disave ju ka dhënë vërejtje të fundit me shkrim, disa janë në procese të komisioneve të ndryshme disiplinore në Bashkësinë Islame, por megjithatë mund të them se brenda imamëve të Bashkësisë Islame është një frymë tolerante, vëllazërore, është një frymë që imamët e Kosovës e donë vendin e vet dhe ardhmërinë e tij duke pasur parasysh gjithherë se mund të ketë individë të cilët mund të fshehin në zemrat e tyre atë të cilën ata nuk e flasin. Nuk do të lejohet asnjë imam në Kosovë të ketë qëndrime radikale apo ekstreme”, tha myftiu Tërnava.
Myftiu Tërnava tha se vlera më e madhe e kombit shqiptar është respekti i ndërsjellë mes besimeve, shembull që siç thotë ai, duhet të ndiqet nga vendet tjera për harmoninë ndërfetare e cila ekziston në mesin e shqiptarëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje