LAJMI I FUNDIT:

Podujeva dëmtohet nga vërshimet me mbi 123 mijë euro

Podujeva dëmtohet nga vërshimet me mbi 123 mijë euro

Vërshimet e këtij muaji nga reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar dëme në Komunën e Podujevës. Dëmet kapin vlerën e 123 mijë e 517 euro. Kjo shumë ka dalë nga raporti i përgjithshëm që ka nxjerr Komisioni për Vlerësimin e Dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Shefi i zyrës së informimit në Komunën e Podujevës, Nazmi Elezi tha për KosovaPress se Komisioni ka mbledhur informacione, ka verifikuar dëmet në terren dhe ka vlerësuar koston e dëmeve të shkaktuara, të cilën e ka dorëzuar në Qeveri, pasi që komuna nuk ka buxhet të mjaftueshëm për kompensimin e dëmeve.


Ai tha se dëmet më të mëdha janë shkaktuar në infrastrukturën publike, ku është bërë dëmtimi i disa urave dhe rrugëve për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.

Por, sipas tij, për dallim prej viteve tjera, këtë vit vlera e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet është më e ulët, sidomos në bujqësi ku 3000 euro është vlera nga dëmtimi i katër parcelave të kulturës së mjedrës dhe të një livadhi.

“Gjatë vërshimeve të fundit edhe në Komunën e Podujevës janë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Komisioni i ngritur në nivel të komunës ka dalë në terren dhe ka bërë vlerësimin e dëmeve, kemi diku rreth 123 mijë euro dëme të shkaktuara. Por mund të them se dëmet më të mëdha janë shkaktuar në infrastrukturën publike, është bërë dëmtimi i urave, i rrugëve për shkak të prurjeve të mëdha të ujit, si pasojë e të reshurave të pandërprera që kanë ndodhur, ndërsa fatmirësisht në bujqësi kemi dëme shumë të ulëta, janë diku rreth 3000 euro. Kemi të raportuara dhe të evidentuara 3 – 4 parcela të dëmtuara me mjedër dhe një livadh, ndërsa tek ekonomitë familjare dëmi i përgjithshëm arrin vlerën e 20 mijë euro, që kryesisht janë depërtim i ujërave sipërfaqësore”, tha Elezi.

Ai tha se Komuna e Podujevës gjatë vitit të kaluar ka rregulluar rreth 25 kilometra shtretër të lumenjve, gjë që sipas tij ka ndikuar që të mos ketë vërshime në sipërfaqet e tokave të mbjellura me kultura bujqësore të vjeshtës.

Por, sa herë që ka të reshura, fshati Lupç i komunës së Podujevës, përmes të cilit kalon lumi “Llap”, vërshohet nga uji.

Banorët e këtij fshati janë munduar që përmes rritjes së nivelit të dheut pranë shtratit të lumit “Llap”, t’i ndalin vërshimet, përderisa presin që institucionet lokale dhe ato qendrore të ndërmarrin diçka.
Lidhur me këtë, shefi i zyrës së informimit në Podujevë, Nazmi Elezi tha për KosovaPress se komuna këtë vit ka ndarë nga buxheti i saj 54 mijë euro për trajtimin e shtratit të lumit Llap në atë pjesë, ku përveç zgjerimit do të bëhet edhe drejtimi i atij segmenti të lumit.

“Është e vërtet që në Fshatin Lupç, nga ura deri tek lagjja është një pjesë e lumit Llap që du het të intervenohet atje. Komuna e Podujevës këtë vit nga buxheti i saj ka ndarë 54 mijë euro dhe do ta bëjë trajtimin e shtratit të lumit Llap në atë pjesë, nga ura deri tek lagjja e do të bëhet zgjerimi, mundësisht edhe drejtimi, sepse aty ka një devijim të shtratit të lumit, kështu që do të shqyrtohet mundësia edhe e drejtimit të atij segmenti të lumit Llap, kështu që besojmë që gjatë këtij viti do të zgjidhet edhe ai problem, sepse janë ndarë mjetet të gjitha”, tha Elezi.

Sipas raportit të përgatitur nga komisioni rezulton se vlera e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në infrastrukturë është mbi 99 mijë euro, vlera e dëmeve në bujqësi është mbi 3 mijë euro, ndërsa në ekonomitë familjare dëmet arrijnë vlerën e 20 mijë euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rrëshqitja e dheut në rrugën Klinë-Gjakovë, Durmishi: Jemi duke u munduar që sa më shpejtë të hapet rruga për qarkullim

Rrëshqitja e dheut në rrugën Klinë-Gjakovë, Durmishi: Jemi duke u munduar që sa më shpejtë të hapet rruga për qarkullim

Ekonomi
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

PlanB
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

CITY College
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese

Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese

Elfije Boletini
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime

Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime

Elfije Boletini
Kalo në kategori