Jo që Serbia ka ndryshuar fjalorin e njohur luftënxitës, por ajo edhe shtatëmbëdhjetë vjet pas luftës në Kosovë vazhdon propagandën antishqiptare, duke mbajtur çdo here shkrepësen për të ndezur konfliktin në çdo kohë.
Lidhja vertikale e komunave serbe, kudo që ta analizosh, qoftë edhe vetëm si nocion, si autoritet mbikomunal, nuk përputhet me Kushtetutën.
Shumë kohë para fillimit të negociatave në Bruksel, ekspertët e njohur serbë të Qendrës Demokracia e Re në Beograd, kishin elaboruar çdo detaj të mundshëm të bisedimeve aq të pritura me shqiptarët e Kosovës në vitin 2013. Ata kishin planifikuar variantin tashmë të njohur “Ahtisari Plus”. Megjithatë, këta ekspertë serbë kishin shfaqur hapur skepticizmin e tyre që gjatë bisedimeve do të nxjerrin lëshime të reja përtej planit të Ahtisarit i cili llogaritej si koncesion i fundit i shqiptarëve.
Krahas lidhjes horizontale të komunave serbe, ata shfaqën hapur idenë e tyre për një lidhje të mundshme vertikale të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, që ishte paraparë. Qysh atëherë ata ia bënin me dije auditorit të vet iniciativën e Beogradit për një lidhje vertikale të komunave me shumicë serbe.
Se sa u kuptua nga shqiptaret lidhja vertikale e komunave serbe dhe sa pati ndikim faktori ndërkombëtar në këtë plan, e dinë ata që ishin palë e bisedimeve. Lidhja vertikale e komunave serbe, kudo që ta analizosh, qoftë edhe vetëm me dukjen si autoritet mbikomunal, nuk përputhet me Kushtetutën. Nëse e dimë të gjithë së çfarë kompetencash kanë kryetarët e sotëm të komunave, gjithçka duket e tepërt.
Tash tre vjet, në Bruksel, serbët dhe shqiptarët duket se nuk po bisedojnë për paqe, por për dreqër! 19 prilli i vitit 2013 u shënua nëpër kronika si një ditë kur Serbia dhe Kosova arritën, jo vetëm të ulën në bisedime në Bruksel, por edhe të nënshkruajnë marrëveshje e cila deri sot mbeti pa titull. Askush, as atë ditë e as sot, nuk e dinë se si quhet ajo marrëveshje dhe deri ku shkon ajo. U tha se bisedimet po zhvillohen pa simbole përkatëse të shteteve, pa paragjykim të statusit shtetëror të Kosovës, por në anën tjetër, Serbia paraqitet në tavolinë si shtet, gjë që nuk është rast me Kosovën. Megjithëse u tha më shumë se një herë se bisedimet nuk janë politike, ato dolën shumë përtej politikës.
Zhvillimet e mëvonshme nxorën në shesh edhe aso bisedimesh që sollën Kosovën deri ne pikën konfrontuese për Asociacionin, temë kjo qe sot ka polarizuar skajshëm skenën politike në Kosovë.
Derisa me planin e Ahtisarit ishin bërë kompromise tepër të rënda të palës shqiptare, në bisedimet e reja në Bruksel, çdo kërkesë serbe po kalonte lëshimet e njohura. Kushdo që është I interesuar për të vërtetuar kompromiset e reja, ato mund t’i shohë në të gjitha fushat. Fitohet përshtypja sikur pala shqiptare harroi tërësisht Pakon Ahtisari me të gjitha kompromiset dhe filloi të lëshojë pe edhe deri atje sa tash po konsiderohet se është rrezikuar edhe rendi kushtetues i Kosovës i cili për bazë ka pikërisht çdo detaj të dokumentit të njohur të Ahtisarit.
Në anën tjetër, Serbia nuk e ka pranuar asnjëherë Planin Ahtisari dhe kështu në çdo bisedë ajo niset nga qëndrimet e saja tashmë të njohura, në plan të parë, duke e konsideruar Kosovën akoma pjesë territoriale të saj. Thjeshtë e çartë, dihet se ndërmjetësuesit e autorizuar nga BE kanë pozicion neutral kundruall statusit te Kosovës. Kështu, diplomacia sheshazi ka marre parasysh qëndrimin e pesë vendeve anëtare të BE-së të cilat nuk e njohin shtetësinë e Kosovës.
Duke parë kryeneçësinë e Serbisë në këto bisedime, por edhe qëndrimin e saj në skenën ndërkombëtare, në planin e pengimit të njohjeve të reja të shtetit të Kosovës, mund të thuhet lirisht se Beogradi zyrtar nuk është duke biseduar për paqe me shqiptarët, por vazhdon të kërkojë mejdan lufte. Beogradi po vazhdon politikën e shantazhit jo vetëm kundër Kosovës, por edhe ndaj të gjitha shteteve që dolën nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë. Megjithëse Serbia moti ka njohur Kroacinë dhe Bosnjën e Hercegovinën, zyrtarët serbë nuk lënë rrugë pa i sulmuar dhe shantazhuar me të gjitha metodat. Serbia, pa dyshim, ka dorë në të gjitha zhvillimet negative në Maqedoni e m[ Mal të Zi.
Edhe në të gjitha kontaktet e mundshme, qofshin ato sportive apo kulturore, huliganët e orkestruar nga politika serbe gjenden kudo që është e nevojshme për të shkaktuar eksese. Cak i sulmeve të të tyre janë shqiptarët. E, nuk ka dyshim se këta huliganë financohen për këtë qellim. Edhe mediat serbe, si një kor, vazhdojnë propagandën antishqiptare.
Nëse vendet e Ballkanit e dinë mirë më kë kanë punë, është për t’u habitur se si Bashkimi Evropian e toleroi Serbinë deri në atë masë, duke hapur bisedime për anëtarësimin e saj në BE, aq më parë kur dihet se zyrtarët serbë me Moskën ndajnë edhe gjumin. Duket se, më mirë e kanë njohur Serbinë dhe politikën e saj pleqtë tanë, që deri dje nuk i dinin shkronjat, sesa politikanët e sotëm shqiptarë, që po bisedojnë me Beogradin në Bruksel.
Megjithëse Serbia në bisedimet e Brukselit ishte obliguar që të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, Beogradi zyrtar nuk la gur pa përmbysur për të penguar çdo njohje e mëtejshme ndërkombëtare të Kosovës apo anëtarësim në organizatat e ndryshme rajonale apo me gjerë.
Dihet mirë se para çdo kontakti me shqiptarët, qeveritaret serbë gjithmonë marrin bekimin e krerëve të Kishës Ortodokse. Nuk befason deklarata e kryepeshkopit Irinej për ta thyer Kosovën nen Serbi, qoftë edhe me luftë.
Angazhimi për të penguar anëtarësimin e Kosovës në UNESKO kaloi çdo kufi, megjithëse dihet fare qartë se futja e monumenteve kulturore e historike të Kosovës nën mbrojtjen e UNESCO-s më shumë kishte për qëllim sigurinë e kishave serbe. Madje, që nga rasti kur u pengua pranimi i Kosovës ne UNESCO, Serbia me gjithë makinerinë e saj propagandistike ka lansuar në internet ngjarjet e vitit 2004 për të dëshmuar se sa objekte fetare serbe u dëmtuan nga shqiptarët.
Në anën tjetër, pala shqiptare as ditën e konferencës në Paris e as me vonë nuk përdori faktet e luftës në Kosovë dhe nuk është duke e bërë as sot. Vrasjet dhe masakrat serbe ne Kosove janë lënë në harresë. Prishtina zyrtare po mendon se të tjerët kanë obligim të mbajnë mend se çka ka ndodhur në Kosovë në vitet 1998-99. Në këtë plan do të ishte krejt normale që edhe pala shqiptare të angazhojë gjithë potencialin propagandistik për pasqyrimin e shkaqeve dhe të pasojave të vërteta të luftës në Kosovë.
Megjithëse kanë kaluar 16 vjet qëkur hynë trupat e NATO-s në Kosovë, jo vetëm që nuk trokiti paqja, por vazhdoi një luftë e ndytë propagandistike serbe me parullën “sa më keq, aq më mirë”. Edhe pse Serbia kishte tërhequr forcat e armatosura nga Kosova, ato i aktivizoi në mënyra të ndryshme duke mbajtur gjendjen në tension shpërthimi në çdo minutë. Beogradi zyrtar mbajti në këmbë gjithë administratën serbe të instaluar nga Millosheviqi në Kosovën e paraluftës, të transferuar në Serbi, dhe kudo që pati mundësi edhe brenda Kosovës. Vazhdoi financimin e gjithë personelit të kuvendeve komunale të zgjedhur nga Millosheviqi në Kosovë, gjithë stafin administrativ – deri tek pastruesit. Serbia pagoi dhe vazhdon të paguajë mijëra njerëz për të cilët nuk di kush se çka punojnë.
Propaganda serbe nuk u zbeh asnjë çast. Kështu, Serbia me gjithë makinerinë e saj propagandistike vazhdoi përpjekjet për ta bindur botën se shqiptarët ishin terrorist dhe shkaktar të të gjitha vuajtjeve të popullit serb dhe jo e kundërta që e detyroi NATO-n për intervenim ushtarak.
Në Bruksel, serbët dhe shqiptaret do të duhej të nënshkruajnë së pari marrëveshje të paqes dhe vetëm atëherë do të mund të bisedohej për çdo temë tjetër. Si mund të paramendohet paqja e shqiptarëve me serbët, kur çdo ditë çdo orë lexojmë e dëgjojmë retorikë lufte. Pa marrëveshje paqeje, stabiliteti në Ballkan mbetet vetëm ëndërr apo thjeshtë utopi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Perëndimi duhet të shqetësohet: “DeepSeek” lë të kuptohet se Kina ka zotëruar artin e kaizen-it
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur
Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale