LAJMI I FUNDIT:

Sektori i qumështit në gjendje të rendë

Sektori i qumështit në gjendje të rendë

Instituti GAP përmes një hulumtimi, ka vlerësuar se sektori i qumështit është ndër më të rëndësishmit në tregun kosovar, por që nuk është aspak në gjendje të mirë. GAP pasqyroj se lufta e fundit në Kosovë ka dëmtuar rëndë sektorin e qumështit duke shkaktuar djegien e mija fermerëve dhe asgjësimin e rreth 50% të bagëtive.

Rënia drastike e prodhimit të qumështit ndikoi në ngritjen e papunësisë dhe të deficitit tregtar agro-ushqimor, ndërsa mundësit e zhvillimit të këtij sektori përmes investimeve, ishin pothuajse të pamundshme për shkak të qasjes së kufizuar të fermerëve në shërbime kreditore.

Blend Hyseni nga institut GAP tha se hulumtimet kanë sjell në pah se viti 2013 shënon pikën më të ultë të prodhimit që nga viti 2007.


“Politikat kryesore ekonomike në industrinë e qumështit janë pagesat direkte ose subvencionet që jepen për prodhim, ose për krerë lopë qumështore, apo për fermer që posedojnë minimum pesë lopë qumështore. Këto politika kanë filluar të zbatohen që nga viti 2010 ku fillimisht është paguar 30 euro për krerë lopë dhe kjo pastaj ka filluar të rritet në vitin 2014 në 50 euro dhe në vitin 2015 në 70 euro. Krahas rritjes së pagesave direkte është rritur edhe numri i përfituesve dhe rrjedhimisht edhe shuma totale që i dedikohet këtij sektori. Kjo politikë ka për qëllim që të motivoj fermerët që të ngrisin prodhimin e qumështit në vend. Kjo mbështetje që ne e kemi parë nga të dhënat e po të njëjtës ministri që nuk është shoqëruar edhe me prodhim, tregojnë që në vitin 2013 shënohet pika më e ulët e prodhimit që nga viti 2007, në këtë vite prodhimi total ishte mesatarisht 377 milionë litra kurse në vitin 2013 kjo bie në 369 milionë litra”,tha Hyseni.

Përveç rënies së prodhimit, hulumtimet e institutit GAP tregojnë se edhe politikat e cilësisë nuk kanë qenë shumë efikase .

Sipas Institutit Gap , problemet kryesor që e kanë pru këtë gjendje në këtë sektor janë nga mungesën e kontrollit të produkteve të importuara. Nga kontakti që kemi pasur me përpunuesit, shqetësim kryesor i tyre ka qenë se në tregun tonë gjenden disa produkte të cilat nuk janë të qumështit por janë imitim i qumështit dhe shiten në po të njëjtin rafte me produktet e qumështit. Ato produkte gjenden në treg me një çmim më të lirë dhe kjo i dëmton prodhuesit vendor. Përveç kësaj përpunuesit kanë shfaqur disa shqetësime se në tregun tonë ka produkte të cilat janë të dëmtuara pra shiten me çmim nën koston e prodhimit ose pa mazhë të fitimit.

Një tjetër shqetësim që ka ndikuar në këtë rënie është edhe pakoja e re fiskale ku fermerët që prodhojnë nën 30 mijë euro vlerë të qumështit në vite duhet të paguajnë 3% të kësaj vlere.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i ministrisë së Bujqësisë , Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Isuf Cikaqi tha se MBPZHR-ja për vitin 2016 ka rritur buxhetin për diku 1.46 milion euro për sektorin e blegtorisë.

“Ministria e Bujqësisë i ka kushtuar vëmendje të veçantë që nga fillimi i skemave mbështetëse përmes pagesave direkt po ashtu edhe përmes programeve të zhvillimit rural. Do të vazhdojmë në mbështetje të këtij sektori edhe më tutje, përsëri përmes dy kategorive shumë të rëndësishme,përmes pagesave direkt edhe subvencioneve. Programin e këtij vitit 2016 pavarësisht të gjeturave që do ti prezantojmë do të vazhdohet me politiken pothuajse të njëjtë me vitin e kaluar, me të vetmin dallim që buxheti është rritur pak ku do të ndahen diku rreth 1.46 milion euro gjithsejtë për të mbuluar sektorin e bujqësisë përmes këtyre dy kategorive”, tha Krasniqi.

Ndërsa Naser Bajraktari nga Shoqata e Prodhuese të Qumështit, tha se disa kontrata të prodhuesve nuk janë njohur nga MBZHR-ja në vitin 2015, mirëpo në vitin 2016 iu është premtuar se do ta bëjnë.

“Duke punuar në një rrugë shumë të vështirë kemi 2500 fermer dhe kemi mbi 200.000 litra qumështit të prodhuar në ditë… Sa i përket uljes së numrit të cilësisë ne kemi bërë disa kërkesa dhe në vitin 2015 ka qenë një problem që pikat grumbulluese nga Agjencioni i Progresit të Autorizimit të Bujqësisë , kontrata e tyre nuk u janë njohur . Mbi 2000 fermer që dorëzojnë qumësht nëpër pikat grumbulluese nuk janë të regjistruara në asnjë nga pikat grumbulluese në ministrin e Tregtisë dhe nuk është njohur kontrata e tyre, e për atë shkas fermerët nuk kanë mundur të aplikojnë as për cilësinë e qumështit. Në vitin 2016 jemi marr veshë edhe jemi dakorduar me ministrin e Bujqësisë që kontratat e këtyre fermerëve të njihen dhe këtë vit do të ketë më shumë kërkesa që të dorëzojnë qumështin dhe të dihen përgjetësit e qumështit”, tha Bajraktari .

Përndryshe, Instituti GAP përmes hulumtimit të publikuar sot, me titull “Gjendja e prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit”, ka konstatuar se gjendja në sektorin e prodhimit të qumështit është shumë e rëndë në Kosovë. Sipas tyre, prodhimi shënon pikën më të ultë që nga viti 2007, ndërsa importi pikën më të lartë që nga viti 2010 dhe arrin në shumën e 37 milionë eurove. GAP konstaton se këto probleme janë duke ndodhur për shkak të mos koordinimit të politikave mes institucioneve bujqësore dhe mungesa e monitorimit të këtyre politikave karshi kësaj industrie. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Ekonomi
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Ekonomi
Kalo në kategori