LAJMI I FUNDIT:

Peshevski: Lista Zgjedhore me vite nuk është pastruar, korrigjimet nuk do të ndikojnë! (Video)

Peshevski: Lista Zgjedhore me vite nuk është pastruar, korrigjimet nuk do të ndikojnë! (Video)

Anëtari i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së dhe zëvendëskryeministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë Vlladimir Peshevski thotë se është mirë që Lista zgjedhore të pastrohet, por megjithatë nuk pajtohet me numrin e votuesve të kontestueshëm, të cilët duhet të kontrollohen në terren. Sipas tij, LSDM-ja e ka shumicën në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe qëllimi i tyre i vetëm është të vihet në pikëpyetje kredibiliteti i zgjedhjeve të mëparshme.

“Prandaj ata dalin me numrin 499, pothuajse 500 mijë votues. Por analiza e shpejtë, tregoi se kjo nuk është e saktë. Unë besoj se pas korrigjimit të Listës zgjedhore, apo nëse kjo është bërë më parë, do të dëshmohej se ai numër nuk do të ndikonte në rezultatet e asnjë cikli zgjedhor”, deklaroi Peshevski në emisionin “10 Minuta”, njofton tv21.

Sa i përket huamarrjes dhe borxhit publik të Maqedonisë, Peshevski tha se kjo qeveri ia doli të mbajë një nivel mesatar të borxhit. Siç thotë ai, numrat e huamarrjes janë të sakta, por megjithatë LSDM-ja po i përdorë në konotacion negativ, gjegjësisht opozita po kërkon të meta në çdo gjë që kjo qeveri është duke bërë dhe përpiqet të gjejë kritika.


Duke iu kthyer raportit të VMRO-DPMNE-së të shpalosur para simpatizantëve të vet këtë të diel, Peshevski thotë se theksi i është vënë ekonomisë, duke shtuar se investimet e huaja, dukshëm e kanë ulur shkallën e papunësisë dhe e kanë përmirësuar gjendjen ekonomike në vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori