LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Apple e lanson iPad Pro 9.7”

Zyrtare: Apple e lanson iPad Pro 9.7”

Apple i ka shitur më shumë se 200 milionë njësi të iPad 9.7” që nga lansimi i versionit të parë të iPad, dhe tani në treg janë më shumë se 1 milionë aplikacione në dispozicion për tabletin e famshëm.

Për ta plotësuar linjën ekzistuese të Apple, kompania sot ka lansuar modelin e ri të tabletit të saj të njohur si Apple iPad Pro 9.7.

Modeli më i ri dhe më i vogël i iPad Pro është i pajisur me ekranin 9.7” në Retina dhe është 40 për qind më pak reflektues sesa modeli paraprak dhe 25 përqind më i ndritshëm sesa iPad Air 2.


Ky model është ndërtuar mbi teknologjinë dhe konstruksionin e njëjtë sikurse iPad Pro, variantit profesional të tabletit të cilin kompania amerikane e ka lansuar vitin e kaluar.

iPad Pro është gjithashtu i aftë për incizimin e  videove 4K Ultra HD dhe përfshin kamerën me 5MP për FaceTime dhe memoriet prej  256GB, 128GB dhe 64GB.

Tableti i ri është i pajisur edhe me sistemin me katër audio spekaer  dhe përsëri ofron më shumë në procesorin e ri A9X me 12 core, procesorin e integruar M9 që mbështet “Hey Siri”.