Me qëllim që t’i ndihmohet eksportit, e me theks të veçantë prodhimit vendor, Dogana e Kosovës ka lansuar sistemin mbi procedurat e shkurtuara të eksportit, të cilat ulin kohën e eksportit dhe iu mundëson eksportuesve, që direkt nga depot e tyre të dërgojnë mallrat tek pranuesi i tyre në shtetet e tjera.
Kryeministri i vendit Isa Mustafa, i cili ishte i pranishëm në lansimin e këtij sistemi, tha se po punohet shumë, në mënyrë që të mbrohen konsumatorët nga importimi i mallrave të dyshimta si dhe të rritet transparenca në eksport dhe import.
“Kisha kënaqësinë që sot të marrë pjesë në inaugurimin e një qendre të rëndësishme, e cila do të thjeshtësojë procedurat e doganimit dhe do të rrit efiçiencën, do të zvogëlojë shpenzimet e kohës dhe parave që i kanë pasur bizneset tona lidhur me këtë. Është fjala për një organizim shumë të mirë të drejtorisë së Doganave dhe për një përformancë, që po tregon dhe kjo drejtori dhe Ministria e Financave, gjatë periudhës së kaluar edhe këtë vit, sepse ne kemi pasur rritje të të hyrave në kufi dhe vitin e kaluar mbi parashikimet. Kemi pasur po ashtu dhe këtë vit të hyra të cilat i kapërcejnë parashikimet, gjë që është një sinjal shumë i mirë se kemi aktivitete ekonomike. Po ashtu se kemi një organizim shumë më të mirë, në mënyrë që te ulim gjithë evazionin fiskal, me te cilin ne jemi ballafaquar ne gjatë kësaj periudhe kohore”, ka thënë Mustafa, raporton Kosovapress.
Ndërsa drejtori i Doganës së Kosovës, Lulëzim Rafuna tha se procedurat e reja, janë në dobi të prodhuesve vendorë.
“Së bashku me kryeministrin përuruam procedurat e shkurtuara të eksportit. Një procedurë e cila është në dobi apo favor të prodhuesve tanë. Një procedurë e cila ndikon në uljen e kostos së shpenzimeve për prodhuesit tanë, redukton kohen e pritjes , redukton shpenzimet e përgatitjes së dokumenteve dhe shpenzime tjera administrative. E gjithë kjo bënë pjesë në planin e Qeverisë së Kosovës, për të stimuluar sa më shumë prodhues që të kemi zhvillim sa më të madh ekonomik”, tha Rafuna.
Ndryshe, në të ardhmen ngarkesat e destinuara për eksport, nuk duhet të paraqiten në terminal doganor, përveç nëse të ndonjë prej tyre sistemi i riskut e zgjedh për kontroll te detajuar. Me pak fjalë kjo do të thotë se deklarata eksportuese, do të regjistrohet në formë elektronike në sistemin e Doganës, përderisa mallrat ende janë në depo të subjektit. Dhe në rast se ngarkesa kalon në kanalin e gjelbër atëherë e njëjta do të vazhdojë drejtpërdrejtë, për në zyrën kufi ku do të kontrollohet dhe konfirmohet dalja dhe do të mbyllet procedura e eksportit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij