Shqiptarët e Republikës së Maqedonisë, pas luftës së 2001 e këndej janë duke tentuar për t`i fituar të drejtat e tyre në këtë shtet.
Ata janë të diskriminuar në mënyra të ndryshme në sfera dhe elemente të shoqërisë të cilat do të ishin të nevojshme që qasja të ishte ndryshe.
Kjo qasje diskriminuese ndaj shqiptarëve, i pat bërë ato që në vitin 2001 të kapin armët dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.
Ish Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha në një intervistë ekskluzive në emisionin ‘Debat’ në RTK ndërmjet tjerash ka thënë se “Federalizimi është rruga e vetme e zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve në Maqedoni”.
Profesori universitar dhe dekan i Fakultetit Juridik në USHT, Ferat Polisi vlerëson se federalizmi i Republikës së Maqedonisë do të ishte një opsion i mundshëm dhe real.
“Nga konflikti i vitit 2001, sidomos nga momenti i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, faktori politik maqedonas nuk ka treguar vullnet për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni që burojnë nga kjo marrëveshje.
Sa i përket deklaratës së Ish Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha,se federalizimi është rruga e vetme e zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve në Maqedoni, jam i mendimit që nëse marrim parasysh strukturën demografike në R.M. federalizimi është një nga opsionet e mundshme politike për zgjedhjen e problemeve të shqiptarëve në Maqedoni.”
Polisi shton se përvojat politike ndërkombëtare kanë dëshmuar dobitë e shumta që sjell federalizmi për shoqëri me përbërje multietnike, multikulturore dhe multikonfensionale. “Përvojat politike ndërkombëtare na kanë treguar se federalizimi si lloj i organizimit politik shtetëror sjell dobi të shumta në shoqëri me përbërje multietnike, multikulturore dhe multikonfensionale.
Federalizimi ka lloj-lloj formash. Duhet të merren parasysh eksperiencat e shteteve që e praktikojnë këtë lloj organizimi shtetëror, që të definohet se cila formë e federalizimit i përshtatet shoqërisë tonë, federalizimi territorial apo federalizimi funksional – multietnik.
Organizimi jofunksional politik, tradita dhe kultura që na karakterizon si shoqëri, sipas mendimit tim i nevojitet më se shumti federalizimi territorial.”, deklaroi Polisi për TetovaSot.
Përndryshe, ideja e federalizmit të Republikës së Maqedonisë është paraqitur herë pas herë në opinion nga subjekte të caktuara politike, por asnjëherë ajo nuk është shndërruar në program politik drejt zgjidhjes përfundimtare të problemeve të shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze