LAJMI I FUNDIT:

Deri në fund të vitit 2019 duhet të plotësohen kushtet për kategorizimin e qumështit në Maqedoni

Deri në fund të vitit 2019 duhet të plotësohen kushtet për kategorizimin e qumështit në Maqedoni

Deri në dhjetor të vitit 2019 të gjithë mbarështuesit e lopëve duhet t’i përmbushin kushtet për kategorizimin e qumështit në pajtim me standardet e BE-së.

Procesin që e zbaton Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV), filloi në gjysmën e dytë të vitit 2015, ndërsa përfshin përshtatje të prodhimtarisë në lidhje me tre tre parametra kyçe: infrastrukturë, higjienë (të objektit, grumbullim dhe transport të qumështit) si dhe kritere për qumësht të papërpunuar (numri i plotë i mikroorganizmave dhe qelizat somatike), njofton Tv21.

“Përderisa pas vitit 2019 disa nga prodhuesit nuk i plotësojnë kriteret e kërkuara, nuk do të mund ta shesin qumështin në kapacitetet e përpunimit”, thonë nga Sektori për shëndetësi publike veterinare pranë AUV-së.


Për momentin, me sjelljen e rregulloreve, legjislativi evropian tërësisht është transferuar në Maqedoni. Numri i përgjithshëm i mikroorganizmave në një mililitër qumësht në 30 gradë celsius duhet të jetë deri ose më pak se 100.000, derisa i qelizave somatike deri ose më pak se 400.000.

“Një pjesë e prodhuesve e kënaqin këtë standard, ndërsa një pjesë presim këtë ta arrijnë në procedurën e kategorizimit. Mbarështuesit e lopëve janë të vetëdijshëm se kushtet duhet t’i plotësojnë”, theksojnë nga AUV.

Përveç kritereve për kategorizimin e objekteve dhe prodhimtarisë, fermat e lopëve duhet të plotësojnë edhe standarde për mirëqenien e kafshëve. Tani për tani, mbarështuesit i kënaqin kushtet minimale të përshkruara: mjedisi i përshtatshëm i llojit, ushqim cilësor dhe uji për pirje, si dhe sjellja humane ndaj kafshëve.

Mbarështuesit duhet të kenë edhe marrëveshje me shoqatën veterinare e cila e zbaton urdhrin vjetor për mbrojtje shëndetësore të kafshëve që nënkupton analizë të brucelozës dhe tuberkulozës. Në lidhje me regjistrimin dhe identifikimin, të gjitha kafshët duhet të shënohen, ndërsa pronari duhet në mënyrë të azhurnuar ta udhëheq ferm-regjistrin dhe të ketë kujdes në afatet e paraqitjes dhe lëvizjes së kafshëve.

Në Maqedoni janë evidentuar rreth 9.000 mbarështues të lopëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori