LAJMI I FUNDIT:

Stërngarkohet sot rruga për në Gërmi

Stërngarkohet sot rruga për në Gërmi

Moti me diell në këtë fundjavë ka bërë që shumë qytetarë t’ia mësyjnë parkut të Gërmisë në Prishtinë.

Por, interesimi i madh për të shijuar ambientin e gjelbëruar të Gërmisë ka bërë që të stërngarkohet rruga drejt këtij parku.

KP raporton se nga Muzeu i Kosovës e deri tek rampa e Gërmisë, rruga është bllokuar nga veturat.

Përveçse me vetura, shumë qytetarë janë duke shkuar drejt Gërmisë në këmbë.