LAJMI I FUNDIT:

Shumë shpejt do hamë të gjithë bukë ngjyrë vjollce!

Shumë shpejt do hamë të gjithë bukë ngjyrë vjollce!

Ajo është superushqimi i të ardhmes. Përmban oriz të zi, frutat si rrushi dhe manaferra.

Në 10 vitet e fundit ushqimi më i kritikuar është buka e bardhë. Sipas ekspertëve, ajo tretet shumë shpejt, rrit nivelin e sheqerit në gjak dhe lidhet ngushtë me obezitetin.

Për këto arsye, profesori Zhou Weibiao nga Singapori, ka shpikur bukën ngjyrë vjollce.


Ajo është e pasur me anti-oksidantë, të cilët janë luftuesit numër një të kancerit, tretet 20% më ngadalë dhe është superushqimi i të ardhmes.

Meqënëse për shumë vite sheqeri i bukës së bardhë ka rritur rrezikun në gjak dhe tretja e shpejtë e saj rrit shanset për obezitet, u desh të mendohej një mënyrë e re e bërjes se bukës. Kështu që u vendos të shtohej orizi i zi për shkak të elementit antocianin që ai përmban.

Përveç orizit të zi, edhe frutat si rrushi, manaferra kanë në përbërjen e tyre këtë element. Kjo shpjegon dhe ngjyrën vjollce të bukës.

Por, pavarësisht pamjes së çuditshme, ajo do vazhdojë të jetë e butë si më parë. bukë vjollce1

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori