LAJMI I FUNDIT:

Blushi: Referendumi, taktikë amatore e Ramës

Blushi: Referendumi, taktikë amatore e Ramës

Kongresi i Partisë Socialiste ka mbyllur punimet mbrëmjen e kësaj të shtune, por debatet për caktimin e datës së referendumit kanë vijuar edhe jashtë sallës.

Kundërshtari i kryeministrit Rama, Ben Blushi e ka cilësuar “një nul” referendumin për faktin se Rama përmes tij ka shmangur kandidatët për kryetar.

“U miratua diçka në kundërshtim me çdo normë demokratike. Kemi një referendum pa një pyetje. Kemi një garë Edi Ramës kundër Edi Ramës. Duke shmangur kandidatët përmes referendumit, Edi Rama e konsideroi veten një çështje, e ktheu veten në pikëpyetje”, ka deklaruar Blushi.


Sipas tij, “këtu kemi të bëjmë me sanksionimin e një praktike 3-vjeçare të funksionimit të PS, uzurpimit dhe funksionimit të saj”.

“Është një mënyrë amatore, por e qëllimshme, për ta kthyer partinë në një trupë të vjetër amorfe. Referendumet nuk mund të zëvendësojnë zgjedhjet, sepse ndryshe nuk do të kishte zgjedhje në Shqipëri, në Gjermani apo Europë”, ka thënë Blushi, për të shtuar se nuk do ta pranojë referendumin.

“Unë nuk mund ta pranoj këtë mënyrë të eleminimit të kandidatëve. Referendumin unë e quaj një nul. Referendumi nuk mund t’i japë fuqi një njeriu. Nuk ka një pyetje përse do të bëhet referendumi. Nëse do të bëj një fushatë kundër, kjo mbetet për t’u parë”, ka shtuar Blushi.

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Kalo në kategori