LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë përplasjet AAK-LDK

Vazhdojnë përplasjet AAK-LDK

Nuk kanë të ndalur përplasjet dhe akuzat mes AAK-së dhe LDK-së.  Partia e Ramush Haradinajt e duke reaguar ndaj një komunikate të partisë së Isa Mustafës thotë se “LDK,përpara se të shkruaj një paçavure në formë komunikate, me një gjuhë qyqare kundër partive opozitare, me lloj-lloj ofendinesh, herë për brigadat e kuqe’ e herë për ‘koalicionin e mollotoveve’, duhet të japë përgjegjësi për hisen e saj në rrezikimin e shtetit dhe të territorit të Kosovës”.

“Trillimeve për gjoja pasuri marramendëse të Ramush Haradinajt, tashmë ju ka dalë boja dhe ato nuk do të mund t’i mbulojnë veprimet anti Kosovë të atij grupi të vogël udhëheqësish të LDK-së, të cilët qëndrojnë prapa trillimeve, siç është edhe kjo komunikatë e sotme. Haradinaj e ka transprente pasurinë e tij dhe nuk ka kurrfarë afere me privatizimin e kurrfarë toke. Por ai dhe Partia e tij, nuk do të zbrapsen pa i zbardhur krejt faqet e zeza të kësaj qeverie duke përfshirë edhe banditët e vegjel, që s’kanë lënë gjë pa pa vjedhur e pushtet pa i shërbyer. Pikërisht ky grup e ka kapur edhe LDK-në e Presidentit Rugova, por shumë shpejt, këta dhe të tjerët do ta marrin përgjigjen e qytetarëve të Kosovës, në mesin e të cilëve, pa asnjë dyshim, do të jetë edhe elektorati i LDK-së”, thuhet në reagimin e AAK-së.

“Një gjë është e sigurt, sado të shumta të jenë gabimet e Opozitës, ato nuk do të mund t’i mbulojnë faqet e zeza e dosjet e lidershipit të LDK-së e as marrëveshjet e Qeverisë që e kanë nxjerrë vendin në pazar, bash si me ia u pas lanë baba!”, thuhet në fund të reagimit. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori