Shefi i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë për sundim të ligjit, Gabriele Meucci, thotë se të jetë ndier në siklet kur ka parë një deklaratë të ministrit të drejtësisë, Hajredin Kuçi, për një vendim të gjykatës.
Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Drejtësia në Kosovë”, Meucci shprehet se ato që Kuçi ka thënë në një intervistë televizive për dënimin e ish komandantit të UÇK-së, Sami Lushtaku, nuk janë në përputhje me situatën në Kosovë.
Deklaratat e Kuçit të dhëna të mërkurën ndikuan që takimi i rregullt i aranzhuar për të enjten i Bordit për Sundimin e Ligjit ndërmjet EULEX-it të anulohet.
“Nuk pati kushte për të mbajtur mbledhjen ku ne mund të vlerësonim sinqerisht situatën dhe dua të jem i sinqertë dhe kur doni të jeni të sinqertë me partnerë duhet të vëreni gabimet kur bëhen dhe të vërejmë gabimet tona”, tha Meucci.
Sipas tij, atmosfera bëhet e ndjeshme kur bëhet fjalë për figura të njohura që janë në proces gjyqësor.
“Gjëja e fundit që ti do, nëse do të garantosh një sistem gjyqësor, është që gjykatësit dhe prokurorët të mos ndihen të kërcënuar, të mos ndihen nën presion nga politika, nga pjesëtarët e qeverisë, parlamentit, nga cilido organ politik”, tha shefi i EULEX-it.
Prandaj Meucci, i cili thotë të ketë folur në telefon me ministrin Kuçi për këto deklarata, thotë se pret që ministri të sqarohet edhe në opinion.
“Pres tani që të vijnë tjera mesazhe me të cilat garantohet pavarësia e gjykatësve dhe prokurorëve. Dhe jam i kënaqur që në deklaratën e tij Z. Kuçi disa minuta më parë tha që është i gatshëm ta bëjë këtë. Ne po llogaritim në të”, tha ai.
Përderisa Lushtaku është dënuar me 12 vjet burg në një rast të krimeve të luftës, Kuçi ka thënë se shpreson se Gjykata Apelit do ta marrë një “vendim korrekt”.
Por, për shefin e EULEX-it, ndërhyrje politike nënkupton cilindo person që përfaqëson një institucion publik i cili jep deklaratë që mund të ndikojë në mjedisin e drejtësisë.
Ai thotë se si ministër i drejtësisë, Kuçi nuk mund të japë opinione personale në raste gjyqësore.
“Si shef i misionit, unë nuk mund të them se unë personalisht besoj diçka, ngase nuk ka kuptim. Unë jam shef i misionit të EULEX-it dhe çkado që unë them i referohet funksionit tim”, tha ai.
Meucci në këtë intervistë foli edhe për një seri shkrimesh ndaj dëshmitarit të mbrojtur të EULEX-it, Nazim Bllaca.
Ai thotë se është shqetësuese gjë gjëra të tilla ndodhin në Kosovë, por nuk ndihet i befasuar dhe se gjyqtarët e EULEX-it nuk ndihen të kërcënuar “ngase ata e dinë që gjëra të tilla ndodhin”.
“Dhe nëse këta njerëz që zhvillojnë fushata të tilla kërcënuese ndaj dëshmitarëve të mbrojtur mendojnë që janë duke bërë diçka të re apo revolucionare, e kanë shumë gabim, ngase kjo ndodh në çdo vend ku ka krim të organizuar dhe Kosova nuk është vendi i vetëm në botë ku vërehet ky fenomen si çështje e përditshme”, thotë Meucci.
“Unë vij nga një vend ku ekziston mafia, dhe gjyqtarët e dinë që këto gjëra ndodhin, nuk është asgjë e re”, u shpreh ai.
Por ajo që për shefin e EULEX-it është brengosëse, është ajo që ai e quan ndërmjetësim i mediave.
“Kjo është e çuditshme. Ajo që shohim sot janë portalet me burime anonime, ku nuk mund të kuptohet se kush i publikon këto portale, nuk mund të gjesh emrin e gazetarit, ata krijojnë lajme që pastaj ripublikohen nga portalet e tjera dhe pastaj krijohet diçka. Ky është një sistem klasik i krijimit të baltës”, thotë ai.
Madje italiani në krye të EULEX-it ka një krahasim interesant për këto zhvillime.
“Nga ky pikëvështrim, ju duhet të keni përvojë këtu, ngase është sistem tipik i përdorur nga UDB-a e Jugosllavisë dhe nga ‘Sigurimi’ në Shqipëri. Këto besoj që nuk janë shembuj të mirë që duhet t’i ndjekim në të ardhmen”, tha ai.
Ai thotë se dëshmitarët e mbrojtur nga EULEX “janë të mbrojtur mirë”, ndërsa sa u përket dëshmitarëve të mbrojtur nga institucionet vendore thotë se ekziston programi i mbrojtjes së tyre por funksionalizimi i tij nuk është testuar. /KALLXO.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles