LAJMI I FUNDIT:

Berisha e krahason VV-në me diktatorin Enver Hoxha

Berisha e krahason VV-në me diktatorin Enver Hoxha

Ish-Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka dënuar veprimet e opozitës në Kosovës dhe përdorimin e gazit lotësjellës në Kuvend. Thotë se opozita në Shqipëri nuk do të ndjek shembullin e opozitës së Kosovës.

Sipas tij praktikat e opozitës kosovare janë shumë të dëmshme.

Berisha në veçanti ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, e cila sipas tij ka ideal Bashkimin Kombëtar, por se nuk po punon në atë drejtim.


“Bashkimi mund të bëhet o në kuadrin e Bashkimit Europian ose si parti politike që ke marrë këtë moto dil bindi të gjithë qytetarët e Kosovës, hajde bindi edhe qytetarët në Shqipëri, bind edhe aleatët tanë se ne me aleatë arritëm këto që arritëm. Në vërtetë bëmë një kryevepër po e bëmë me aleatë. Janë shumë të dëmshme këto që ndodhin dhe janë të dëmshme edhe për ata. Nuk më vjen mirë që të demolizohet, të detyrojë partnerët tanë që të sulmojnë haptas opozitën. Këta që e krijojnë një situatë të tillë, këta bëjnë një gabim shumë të rëndë. Mos harro se Enver Hoxha këtë bëri me Shqipërinë. Çfarë bëri, e shkëputi nga amerikanët, e shkëputi nga britanikët, e shkëputi nga Perëndimi e çoi drejt Beogradit, e çoi drejt Rusisë. Ne kemi orientimin natyror Perëndimin”, tha Berisha në emisionin ‘Debat’ në RTK.

Berisha ka folur edhe rreth procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Ai ka thënë se është një padrejtësi e madhe që po ju bëhet qytetarëve të Kosovës duke i mbajtur të izoluar.

“Sa i përket kushteve të BE-së unë kam bindjen se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet në mënyrë shumë serioze. Është padrejtësi mos liberalizimin e vizave me Kosovën”, ka thënë ai.

Berisha ka theksuar se tempulli i kriminelëve është në Serbi, ata qarkullojnë lirshëm ndërkaq viktimat e tyre qytetarët e Kosovës nuk lëvizin lirshëm, kjo gjë nuk qëndron.

Berisha ka folur rreth takimit të tij me ish-presidentin amerikan George Bush në vitin 2007 në Tiranë.

Berisha ka theksuar se ai takim ka qenë takim historik, dhe se gjatë atij takimi është folur për pavarësinë e Kosovës.

“Presidenti Bush ka pasur përpjekje të mëdha për pavarësinë e Kosovës. Ai erdhi në zyrën time dhe më tha: “e dua mendimin tënd për Kosovën”. Ai më tregoi edhe për një takim në Gjermani kur e kishte pyetur tri herë radhazi Vladimr Putinin se çfarë mendonte ai për pavarësinë e Kosovës dhe ai nuk i ishte përgjigjur, ndërkaq Bush i kishte thënë se unë jam për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Berisha.

Ai ka shtuar se Bush i kishte thënë se: “kur thua ti të shpallet pavarësia e Kosovës”, ndërkaq Berisha iu kishte përgjigjur “Merru ti me pjesën tënde, se me tjetrën merrem unë”.

Ai po ashtu ka shtuar se Maqedonia kishte thënë se në rast se do të bëhej Kosova e pavarur do të destabilizoheshin.

“E unë ju kisha quar thirrje se në rast se ju deklaroni një gjë të tillë unë do tu bëjë thirrje shqiptarëve të ngrihen kundër jush”, tha Berisha.

Berisha ka folur për ish-Presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova dhe raportet me të. Thotë se në vlerësimin e tij, Rugova është një nga tre gjenitë shqiptarë.
“Ibrahim Rugova është në vlerësimin tim një nga tre gjenitë e kombit shqiptarë, Ismail Kadare në letërsi, në humanizëm Nënë Tereza dhe Ibrahim Rugova në politikë”, tha Berisha.

‘Me Presidentin Rugova ne bashkërendonim në tërësi qëllimet dhe bashkëveprimet. Kemi komunikuar në takime dhe me njerëz që vinin e shkonin. Jo me telefonata”, tha Berisha.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori