LAJMI I FUNDIT:

Lutfi e Arban Dervishi mbeten në arrati (Video)

Lutfi e Arban Dervishi mbeten në arrati (Video)

Mjeku Lutfi Dervishi dhe djali i tij, Arban Dervishi, për të cilët dyshohet se kanë ikur nga Kosova, ende nuk janë paraqitur para organeve të drejtësisë që të nisnin vuajtjen e dënimit.

Gjykata e Apelit ua konfirmoi dënimin me nga 8 vjet burgim për “trafikim me njerëz”, mirëpo, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, nuk kanë treguar se kur ata do të fillojnë vuajtjen e dënimit.

Kryetari i kësaj gjykate, Hamdi Ibrahimi, nuk ka treguar se kur saktë Lutfi dhe Arban Dervishi do të fillojnë vuajtjen e dënimit.


Ndërkaq zyrtarë të Policisë së Kosovës, nuk u janë përgjigjur thirrjeve të KTV-së.

https://vimeo.com/159534019