Nëse je në një marrëdhënie të gjatë dhe po pyet veten nëse partneri do të të propozojë këtë vit, është koha ta mësosh nëpërmjet disa shenjave
Martesa është një hap mjaft i rëndësishëm dhe i vështirë në ditët tona dhe të marrësh një vendim të tillë nuk është aspak e lehtë. Nuk ka rëndësi se sa gjatë je në një lidhje, ka disa shenja që të kuptosh se ai brenda një viti është i gatshëm të martohet me ty. Kontrollo një herë…
Ai të kushton vëmendje
Ndërsa shumë vajza përpiqen që të heqin vëmendjen e partnerit të tyre nga vajza të tjera, partneri yt nuk e ka mendjen tek askush përveç teje. Nuk të bën kurrë të ndihesh në siklet, të të vijë zor apo të bëhesh xheloze.
Ai bën të pamundurën të të bëjë të lumtur
Kudo që të jetë dhe çfarëdo që të jetë duke bërë, e bën për ty. Gjithçka që dëshiron është të të bëjë ty të lumtur. Kur ti ndihesh keq, ndihet keq edhe ai, kur vuan ti, vuan edhe ai, kur kënaqesh ti, kënaqet edhe ai. Ai nuk ka frikë asnjëherë nga problemet që mund të lindin në një marrëdhënie dhe është gjithmonë i gatshëm për të dhënë zgjidhje.
Beson tek ti
Nëse je e bindur se të beson gjithçka dhe nuk fsheh asnjë sekret, do të thotë që është gati të bëjë një hap tjetër. Një martesë e suksesshme është e bazuar në respekt dhe besim, kështu që gjasat janë që dashuria juaj do të zgjatë gjithë jetën.
Ka dëshirë të jetojë me ty
Nëse ai të kërkon të jetoni bashkë, nuk do të thotë se po kërkon të kalojë natën me një femër, të ndajë qiranë apo të kursejë paratë. Kjo është një shenjë që ai ka diçka serioze dhe po kërkon më shumë se sa një natë pasionante në krevat.
Gjen gjithmonë kohë për të të parë
Nuk ka rëndësi se sa i zënë është – e gjen gjithmonë kohën të të vizitojë. Ai e vlerëson shumë kohën që ndani bashkë dhe nuk do ta zëvendësonte këtë me asgjë tjetër në botë. Shkurt, e ndjen shumë mungesën tënde në çdo orë të ditës dhe mezi pret të të takojë.
Të bën edhe ty pjesë të jetës sociale
Je në çdo aktivitet të organizuar ku është edhe ai, në një party të punës së tij apo çdo lloj eventi tjetër, ai gjithmonë të fton për t’u kënaqur së bashku. Nëse je pjesë e jetës së tij sociale, me siguri do të jesh pjesë edhe e çdo dite të tijën deri në fund të jetës. Ji e sigurt.
Dëshiron të jetë gjithmonë me ty
Nëse partneri dëshiron të shpenzojë ditë, natë, pushime dhe çdo aktivitet tjetër vetëm me ty, atëherë je me fat. Ka edhe nga ata që thonë se “duhet pak hapësirë me nesh”, si të duket kjo?
Ka plane për të ardhmen
I shmang ai zakonisht bisedat për të ardhmen? Nxehet zakonisht sa herë lind biseda për dasmën dhe fëmijët? Nëse ky nuk është partneri yt dhe nëse atij i pëlqen të flasë për të ardhmen dhe bën plane për ju të dy, besoje, ai është gati të martohet brenda një viti.
Të pranon siç je
Ti je unike në mënyrën se si të shikon ai. Ai nuk kërkon të ndryshojë asgjë tek ti. Nëse të pranon dhe të dashuron ashtu siç je, është ndoshta shenja më e mirë që tregon se brenda një vit ai do të bëhet bashkëshorti yt.
Mos harro se marrëdhënia perfekte nuk ekziston, kështu që ji gati për të hedhur hapa të sigurt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa dhëmbë duhet të ketë fëmija një vjeç?
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët
Çfarë duhet të bëni që deodoranti të zgjasë më shumë, a e keni ditur këtë truk?
Sa shpesh duhet t'i prisni flokët?
Pse duhet të vendosni sodë buke poshtë syve?
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!