Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami e ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Elkos Group me të cilën mbi 3 mijë nxënës të shkollave të mesme profesionale do të mund të mbajnë punën praktike nëpër qendrat e kësaj kompanie kudo në Kosovë.
Ministri Bajrami tha se fillimisht do të niset me rreth 3 mijë nxënës për të vazhduar edhe me kompani të tjera në vendin tonë në mënyrë që të lidhet arsimi profesional me tregun e punës.
“Ministria e arsimit e ka filluar planin kombëtar të lidhjes së sektorit te edukimit me biznesin për vendosjen e sistemit arsimor në funksion të zhvillimit ekonomik madhe. Ne në vazhdimësi jemi duke gjetur partner serioz të cilët partnerë do t’i marrin nxënësit tonë, fillimisht në praktikën profesionale, do të investojmë në ngritjen e kompetencave të nxënësve dhe studentëve tonë dhe mundësisht këta njerëz do t’i punësojmë nëse ata tregohen të shkathtë. Kompania Ekos Goup është një ndër kompanitë më serioze dhe më të suksesshme në Kosovë dhe për ministrinë është nder të bashkëpunoj me të”, tha ai.
Kurse, pronari i kompanisë Elkos Group, Ramiz Kelmendi, u shpreh se kjo marrëveshje është shumë e nevojshme në mënyrë që edhe biznesi të ketë njerëz të rinj dhe profesionistë të cilët mund t’i punësojë në të ardhmen.
“Është një ditë e nevojshme që të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi që të rinjtë tanë të jenë në kontakt me punën dhe me ndihmën e këtij kontakti të krijojnë një dashuri dhe një orientim rinor të njerëzve që kanë nevojë mu profilizu. Prandaj, kjo formë e profilizimit duhet me vazhdua edhe me kompanitë tjera në të gjitha sferat, si ato shërbyese, mediave, prodhuese dhe shumë tjera. Ne zakonisht kemi shumë kërkesa e kërkesat tona në vazhdimësi janë që ekonomia prodhuese të avancohet, por për me bë një avancim dhe një zhvillim të ekonomisë prodhuese ne duhet të krijojmë një staf, një rini që mundet me mbështet atë ekonomi që krijohet. Ajo nuk mund të mbështetet dhe krijohet po që se për ata nuk krijojmë dashuri për profesionin me të cilin ata do të takohen në shkollat e mesme”, deklaroi ai.
Edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri i uroi MASHT-in dhe kompaninë Elkos Group për bashkëpunimin dhe ofrimin e mundësisë për nxënësit e shkollave të mesme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik në Davos, do të nënshkruajë marrëveshjen e tregtisë së lirë me EFTA-n
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!