LAJMI I FUNDIT:

Frutex bëhet pjesë e Klubit të Prodhuesve

Frutex bëhet pjesë e Klubit të Prodhuesve

Kompania për prodhimin e pijeve energjike “Frutex” nga Suhareka që nga e premtja është bërë pjesë e Klubit të Prodhuesve të Kosovës (KPK). Me këtë rast u vlerësua se është tepër e rëndësishme për klubin anëtarësimi i kompanisë “Frutex” në Klubin e Prodhuesve pasi që është kompani e cila përveç prezencës në tregun vendorë është duke eksportuar në disa vende të botës.

Kryetari i Bordit të KPK-së, Visar Kelmendi, tha se anëtarësimi i “Frutex”-it, fletë për nisjen e shpejtë të rritjes së KPK-së.

Shaqir Plaushi, pronar i kompanisë “Frutex” theksoi se Klubi i Prodhuesve të Kosovës do të jetë adresa më e mirë për ta fuqizuar prodhimin vendorë si dhe mundësi emirë për adresimin e kërkesave të prodhuesve. “Klubi i Prodhuesve do të jetë kulmi i përbashkët i biznesit vendës ku prodhuesit do të paraqesin pa ndonjë vështirësi dhe procedurë të ndërlikuar hallet dhe problemet e tyre”, tha Palushi, shkruan Telegrafi.


Numri i kompanive që janë anëtarësuar në Klubin e Prodhuesve të Kosovës, ka shkuar në 10 anëtarë. /Telegrafi/