LAJMI I FUNDIT:

Dënohet personi publikoi të dhëna personale të VIP-ave (Foto)

Dënohet personi publikoi të dhëna personale të VIP-ave (Foto)

Një burrë në Pensilvani është dënuar pasi ka pranuar edhe përpara autoriteteve se në mënyrë ilegale ka hyrë në telefonin privat dhe emailet personale të personaliteteve e personazheve hollivudioane, si në rastin e aktores fituese të çmimit Oscar, Jennifer Lawrence, duke infiltruar në informacione personale, mes tyre edhe foto nudo.

Një gjykatë amerikane në Kaliforni ka akuzuar dhe dënuar 36 vjecarin Ryan Collins, nga Pensilvania, se ka hyrë pa të drejtë kundër ligjit në të dhënat personale të personave të tretë.


Collins ka firmosur edhe marrëveshjen në të cilën pranon fajin se ka dhunuar kompjuterët e personave të tjerë, për ti vjedhur dhe hakuar të dhënat personale. Ai do të vuajë tashmë dënimin me 5 vjet burg në një burg federal si dhe është gjobitur me 250 mijë dollarë.

Ai ka pranuar se ka arritur të ketë qasje në kompjuterët dhe telefonat celularë të personaliteteve të famshme si Jennifer Lawrence, aktoret Kirsten Dunst dhe Gabrielle Union apo modeles Kate Upton, duke publikuar më pas fotot e tyre nudo apo intime.

Gjithçka, sipas prokurorisë, ka ndodhur ne periudhën nëntor 2012-shtator 2014, ku Collins, në mënyrë të ndërgjegjshme, me qëllim kriminal, ka kryer këtë vepër penale, duke marrë në mbi 50 llogari në Icloud dhe mbi 72 llogari në gmail, të më shumë se 100 personazheve të famshme të showbizit.

vip 1

vip 2

vip 3