LAJMI I FUNDIT:

Minxhozi: Deportimi i Abazit na bëri të ndjehemi keq

Minxhozi: Deportimi i Abazit na bëri të ndjehemi keq

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se deportimi i Sekretarit për Marrëdhënie me Jashtë i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi, është rasti i parë i tillë në raportet mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Minxhozi ka theksuar se ende ka paqartësi lidhur me veprimet e Policisë së Kosovës dhe se informatat për këtë gjë janë kontradiktore, njofton Klan Kosova.

“Ky deportim duhet të bëhet në bazë të ligjeve që ka Kosova, nuk kam njohuri të thella për këtë problem, nuk jam i qartë nëse arrestimi ka qenë me një urdhër arrest.  Nuk e di nëse ka qenë në përputhje me të drejtat e njeriut. Janë disa pikëpyetje që duhet të zgjidhen. Kam njoftimin që e ka dhënë policia që s’ka vepra penale, por është thënë që ka pas raste në të kaluarën, është goxha kontradiktore, nuk jam i qartë sa e kanë parë institucionet e sigurisë rrezikshmërinë e këtij personi”, tha Minxhozi.


Ambasadori ka deklaruar se veprimi shkakton ndenjë jo të mirë, ndërsa ka bërë të ditur se për mendimin e tij ka mënyra të tjera se si mund të realizohen këto gjëra.

“Ne e kemi marr një informacion që ende nuk është i plotë që tregojnë arsyet e vërteta. Ky është rasti i parë që ndodh në marrëdhëniet në mes dy shteteve, nuk ka pas nga Shqipëria që është deportuar ndonjë shtetas i Kosovës, rasti po shqyrtohet me kujdes”.

“Ky është shqiptar, ndjesia nuk është pozitive nuk ndihesh mirë. Ne nuk kemi pas rast të tillë apo për të kaluar në ekstreme për të deportuar. Kishte mënyra tjera për t’u bërë, këto janë ende hamendje pasi duhet të shikohet praktika më me qetësi”, tha Minxhozi.

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori