LAJMI I FUNDIT:

Qentë endacakë marrin jetën e një zonje në komunën e Zhupës

Qentë endacakë marrin jetën e një zonje në komunën e Zhupës

SPB e Ohrit njofton se Fitnete F (58) nga fshati Ballancë, komuna e Zhupës në Maqedoni, nuk u ka mbijetuar lëndimeve të pësuara nga sulmi i një tufe qensh endacakë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Rasti ka ndodhur sot paradite afër shtëpisë së të ndjerës. Fitnetja është transferuar në qendrën medicinale të Dibërs, ku ka qenë i pranishëm edhe një prokuror publik. Këtu është konstatuar vdekja e saj si shkak i lëndimeve të marra në kokë, krahë, këmbë dhe pjesë tjera të trupit.

Policia ka kryer hetimet dhe ka ardhur në përfundim se e ndjera është tërhequr zvarrë nga qentë endacakë./Telegrafi/