LAJMI I FUNDIT:

Ja cili është qyteti më i pastër në botë (Video)

Ja cili është qyteti më i pastër në botë (Video)

Helsinki është qyteti më i madh i Finlandës. Ai ndodhet në rajonin e Uusimaa dhe me një krah ndodhet i vendosur në Detin Baltik .

Ky qytet është qendër e madhe arsimore, financiare, kulturore dhe po ashtu është një nga qytetet kryesore të Evropës veriore, transmeton RTV Dukagjini.


Rick Steves është vizitor që po kalon disa ditë në vendet evropiane. Ai thotë që Helsinki me karakteristikat dhe sipërfaqen e tij është qyteti i tretë më i madh në vendet nordike.

“Ky vend së bashku më qytetin që ndodhet afër tij kanë përjetuar ndryshme të mëdha, por sot gëzojnë një jetë të qetë dhe janë vende me cilësi të lartë të jetesës”, ka thënë Steves.

Skema e qytetit është gërshetim i historisë, sepse rrethohet prej objekteve të lashta të cilat në ditët e sotme ruhen si një thesar.

Sheshet janë të mbushura me kafene qindra vjeçare dhe restorante të cilat shumë pak kanë ndryshuar menytë e tyre që nga viti 1930. Këto tipare janë prijëse të bukurisë së Helisinkit.

Më gjysmë milion banorë, qyteti cilësohet për sinqeritetin dhe mikpritjen që e karakterizon secilin. Arsye më shumë se pse preferohet nga turistët.

Nuk ka një të kaluar shumë të lashtë. Besohet që është zbuluar në shekullin 16 nga suedezët. Në fillim ka qenë vetëm një fshat i thjeshtë, kurse prej shekullit 18 ka filluar të lulëzoj si një qytet i vërtet, transmeton RTV Dukagjini.

Suomenlina është ishulli i vogël dhe i rëndësishëm i Helsinkit. Tani është një park mjaft i popullarizuar që rrethohet me rrënoja të ndryshme të cilat kanë shërbyer si strehe gjatë betejave të zhvilluara shumë vite më parë.

Sheshi kryesor i qytetit me katedralet dhe skulpturat përreth është ndër më të veçantitë që i takojnë periudhës neoklasike në mbarë Evropën.

Shumica e vizitorëve vinë me anë të anijeve në qytetet, sepse është mënyra e tyre e preferuara e udhëtimit në Helsinki. /Telegrafi- RTV Dukagjini/

https://www.youtube.com/watch?v=v7vGOzDLLYg