LAJMI I FUNDIT:

LTS Kosova me sisteme ndërkombëtare

LTS Kosova me sisteme ndërkombëtare

Kompania LTS ka hapur linjën prodhuese të profileve metalike për mure gjipsi. Kjo fabrikë është mundësuar nga grantet e IOM, EU dhe Ministrisë së Tregtisë e Industrisë, me qëllim që të rritet prodhimi vendor, punësimi dhe eksporti.

LTS ka filluar veprimtarinë në gushtë të vitit 2011, fillimisht me logjistikë, transport dhe shërbime tregtare. Disa nga sukseset e kompanisë mund të konsiderohen marrëveshje me kompanitë e njohura bullgare “SOLID55” për të importuar dyer të blinduara dhe dyer kundër zjarrit, si dhe kontratën me “BSE” për të importuar profile për pllaka të gjipsit.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, e cila tha se këto grande po përimtojnë bilancin tregtar të Kosovës.


“Këto grade po përmirësojnë bilancin tregtar të Kosovës i cili nuk është i kënaqshëm, mirëpo dua t’u njoftoj se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, nuk është që përfundon kontributin e saj sa i përket ndihmës së sektorit privat, vetëm me këto grande. Ne jemi në negocim me zyrën e BE për të vazhduar me fazën e dytë të grandeve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Gjithashtu po diskutojmë me BE edhe me donatorët tjerë për një projekt për certifikimin e produkteve për standarde ndërkombëtare. Së shpejti do të fillojmë zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, ku kompanitë tona do të iu jepet një mundësi shumë e mirë për të penetruar në tregjet e Bashkësisë Evropiane, por gjithashtu duhet të punojmë së bashku që të ndrisim kualitetin e produkteve dhe shërbimeve tona”, tha Bajrami.

Pronari i kompanisë LTS Kosova, Ekrem Qerreti kujton se me shumë mundë dhe përkushtim i është dashur që të arrijë deri në këtë pikë. Qerreti tha se vizioni i kompanisë është që të hyjë në prodhim dhe që të eksportojë atë.

“Pa dyshim se për të arritur deri në këtë moment na është dashur të punojmë shumë, por na është dashur edhe përkrahje e cila nuk ka munguar. Vizioni ynë është që të hymë në prodhim si rezultat edhe të eksportojmë”, tha Qerreti.

Përfaqësuesi i zyrës së Bashkimit Europian, Libor Chlad tha se objektiva kryesore e projektit është përkrahja e bizneseve të vogla dhe të mesme. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori