LAJMI I FUNDIT:

Bullgarët blejnë minierat e Maqedonisë

Bullgarët blejnë minierat e Maqedonisë

Minierat për plumb dhe zink, Dobreva në Probishtip, dhe Toranica në Kriva Pallankë, kanë për pronar të ri firmën bullgare ”Minstroj”, e cila në licitacion elektronik ofroi pagë vjetore prej dy milionë euro për të fituar koncesionin e eksploatimit të këtyre du minierave, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo ishte shuma më e madhe e ofruar, në krahasim me dy kompanitë tjera, Instituti i ndërtimtarisë dhe një kompani pas të cilës qëndron një investitor rus.

Këto miniera paraprakisht ishin nën pronësi të firmës indiane, ”Indo minerale dhe metale”, e cila la pas 8.7 milionë euro borxhe ndaj institucioneve të shtetit, disa kompanive, si edhe nuk i pagoi disa paga të minatorëve. Ndryshe, kompania bullager ”Minstroj” është prodhues kryesor i plumbit dhe zinkut në Bullgari./Telegrafi/