LAJMI I FUNDIT:

Bexheti: Matësi i borxhit nuk duhej të largohet (Video)

Bexheti: Matësi i borxhit nuk duhej të largohet (Video)

Matësi që tregonte se sa borxh ka çdo qytetar për shkak të Qeverisë, nuk duhej të largohet në mënyrë të shpejtuar nga ASHAM-i, shprehet akademik Abdylmenaf Bexheti për Alsat-M.

Sipas tij, qytetarët kanë të drejtë të dinë se sa ka borxh Qeveria, e me këtë edhe çdo banor, nga foshnja e deri te i moshuari.

Dje matësi që tregonte se borxhi publik çdo sekondë rritet për tre euro dhe secili banor i Maqedonisë ka borxh nga 2.088 euro, është larguar pas kumtesës së VMRO-DPMNE-së ku e sulmuan ASHAM-in dhe kryetarin e saj Taki Fiti. Reagimi i këtillë i vrullshëm i pushtetit për matësin, sipas Bexhetit, është tentim që të fshihet se sa ka borxh shteti, por edhe të krijohet hapësirë për huamarrje të reja.


Nga Qendra për informatikë e ASHAM-it, sqaruan se pse e kanë tërhequr matësin
“Tërheqja e aplikacionit nuk ka të bëjë me reagimin e VMRO-DPMNE-së. Aplikacioni është tërhequr për shkak se ende nuk ka përfunduar dhe nuk është e dedikuar për opinionin”, tha akademik Lupço Kocarev.
Matësi ekzistonte thuajse 24 orë. Derisa punonte mati se borxhi publik arrin 49,18 për qind të Bruto Prodhimi Vendor.

Ja sa miliarda euro është borxhi publik i Maqedonisë! (Foto/Live)
Lexo po ashtu Ja sa miliarda euro është borxhi publik i Maqedonisë! (Foto/Live)
Pse ASHAM e ka tërhequr aplikacionin për borxhin publik? (Foto)
Lexo po ashtu Pse ASHAM e ka tërhequr aplikacionin për borxhin publik? (Foto)

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori