Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Emin Pashës në Prizren, e cila është restuaruar me financimin e Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (TIKA).
Agani, i cili është dhe kryetar i Partisë së Drejtësisë, në fjalën e tij tha se kjo është një ditë e madhe për qytetarët e Prizrenit dhe të gjithë Kosovës, sepse po ripërtërihet njëri prej monumenteve shumë të rëndësishme të qytetit më te lashtë të Kosovës – xhamia e Emin Pashës.
“Ngjarja ka rëndësi të shumëfishtë. Po e theksoj vetëm dy dimensione të veçanta të kësaj. E para është se kemi të bëjmë me ruajtjen dhe zgjatjen e qëndrueshmërisë ndaj kohës të njërit prej simboleve kulturore të Prizreni, i cili tash e tutje do t’iu shërbejë gjeneratave të ardhshme si faltore ndaj zotit të madhërishëm, por edhe si përkujtues i historisë sonë të begatshme kulturore”.
“Dimensioni i dytë është se realizimi i këtij misioni të ndershëm është bërë nga shteti dhe populli mik i Turqisë si shenjë e fuqizimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve të ndërsjella vëllazërore në dekadat dhe shekujt e kaluar. Dy dimensionet e këtij projekti kanë rëndësi të veçantë”, tha ai.
Pjesë e inaugurimit ishte edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili është lidhur nëpërmjet video-lidhjes nga Ankaraja.
Erdogan ka uruar për inaugurimin e kësaj xhamie. Ai, gjithashtu ka thënë se Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të gjitha aspektet.
Të pranishëm në këtë inaugurim ishin dhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, dhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.
Me këtë rast, ministri Agani ka shfrytëzuar rastin dhe ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura në sulmet e fundit terroriste në Turqi.
Restaurimi i xhamisë së Emin Pashës kishte nisur në vitin 2014. Restaurimi i tërësishëm i objektit të xhamisë, si në pjesën e jashtme ashtu dhe enterieri, sikurse dhe sipërfaqja e saj rrethuese së bashku me oborrin, është kryer me mbështetjen financiare të TIKA-s, në koordinim me Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit.
Sipas ekspertëve, punimet janë kryer në mënyrë profesionale, me ç’rast janë ruajtur në tërësi veçoritë karakteristike materiale nga trashëgimia kulturore osmane-islame e saj.
Xhamia e Emin Pashës daton nga shekulli XIX. Ajo është ndërtuar në vitin 1831 nga ana e Mehmed Emin Pashës. Mbi derën hyrëse të saj qëndron mbishkrimi në të cilin tregohet se “Kjo godinë është ngritur nga prizrenasi Mehmed Emin Pasha, i biri i Tahir Pashës”.
Veçoria kryesore e kësaj xhamie është se përveç kubes (kupolës) kryesore i ka edhe tri kube të vogla dhe është kopje në miniaturë e planit projektues të xhamisë së njohur të Sinan Pashës. Xhamia e Emin Pashës çmohet përveç tjera edhe për bukuritë e brendshme të shumta të muraleve dhe dekorimeve orientale, si dhe të artit të saj të ashtu quajtur “natyrë e vdekur”.
Emin Pasha vdiq në vitin 1843, gjersa gjendej në pozitën e mytesarifit (sanxhakbeut) të Prizrenit. Ai u varros në oborrin e xhamisë. Mbishkrimi i nishanit të varrit të tij, po ashtu është një vepër e jashtëzakonshme artistike, i ndërtuar nga mermeri i sjellë në atë kohë nga Shkupi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Raporti i KE-së: 10 për qind e qytetarëve të Tiranës ndihen të vetmuar, nën mesataren evropiane
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren – kërkohet paraburgim për të arrestuarin
Risteski: Rritja e pagës për 1.800 denarë është pak, do të kërkojmë rritje më të madhe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite