LAJMI I FUNDIT:

Arifi: Thaçi u bë president me ndarje terminalesh

Arifi: Thaçi u bë president me ndarje terminalesh

Avni Arifi, anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetar i degës së kësaj partie në Prishtinë, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se opozita nuk e njeh Hashim Thaçin president të Kosovës, për shkak të mënyrës se si u zgjodh ai.

Ai ka theksuar se përderisa dikush zgjidhet në krye të shtetit me blerje vote, ai nuk është i pranueshëm dhe se zgjidhja e vetme për dalje nga kriza janë zgjedhjet.

“Zgjedhja e presidentit ka qenë e gabueshme, asi nuk përfaqëson shumicën e popullsisë. Nuk e shoh një president të vendit, ai erdhi në post me blerje të votës, me terminale me premtime për poste ministrash. U vërtetua më vonë që kishte këso oferta, u pa nga mediat”, tha ai .


Sipas Arifit, “Zgjedhjet janë zgjidhja”.