LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Shqipëria nuk hap kufijtë për refugjatët

Tahiri: Shqipëria nuk hap kufijtë për refugjatët

Në një intervistë dhënë për agjencinë prestigjioze franceze AFP, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka deklaruar se Shqipëria kërkon ndihmën e Italisë për kontrollin kufitar, në mënyrë që të parandalojë vërshimin drejt saj të emigrantëve për të arritur në Evropën Veriore.

AFP shkruan se Shqipëria ka pasur relativisht pak emigrantë që kanë kaluar kufijtë e saj në rrugëtimin nga Greqia në Gjermani dhe Suedi.

Sipas Agjencisë së Lajmeve AFP, Shqipëria i druhet një fluksi pasi Maqedonia ua mbylli kufirin emigrantëve që vijnë nga Greqia.


Ministri Tahiri tha se homologu i tij italian Angelino Alfano do të vizitojë kryeqytetin shqiptar javën e ardhshme, për të diskutuar një reagim të përbashkët në rast të një fluksi masiv të emigrantëve.

Në intervistën dhënë për AFP, ministri Tahiri ka deklaruar se Shqipëria është në pritje të “një vendimi të përgjithshëm” në nivel evropian për përballimin e krizës, por “në asnjë rast nuk ka ndërmend të hapë kufijtë për emigrantët”.

Sipas Tahirit “tani për tani”, situata është “e qetë” dhe se policia ka rritur kontrollet dhe për momentin nuk ka pasur ndonjë përpjekje nga emigr antët që të kalojnë kufirin shqiptar.