LAJMI I FUNDIT:

Audi TT Roadster me ngjyrë të gjelbër me efekte të perlës (Video)

Audi TT Roadster me ngjyrë të gjelbër me efekte të perlës (Video)

Auto Forum në Neckarsulm është duke ekspozuar një model interesant të kompanisë Audi.

Fjala është për modelin TT Roadster me ngjyrë të Audi Exclusive të quajtur Morning Dew Green Pearl Effect (ngjyra e gjelbër me efekte të perlës).


Ky model karakterizohet me rrotat Audi Sport prej alumini, ulëset me lëkurë Nappa, disa detaje Alabaster me ngjyrë të bardhë, instrument-tabelën digjitale, transmeton Koha.net.

Po ashtu karakterizohet edhe me motorin benzinë 2.0-litër TFSI Turbo, në kombinim me marshin S-Tronic dhe sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat, Quattro.

Ky motor ka kapacitet prej 230 kuajfuqi dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 5,6 sekonda, ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar deri në 250 km/h.

Do të mahniteni me këtë Audi TT Roadster.

Posted by Telegrafi Auto on Wednesday, 16 March 2016