Pronari i kompanisë “Frutex” nga Suhareka, kompani kjo që merret me prodhimin e lëngjeve, Shaqir Palushi, ka bërë të ditur se kjo kompani ka filluar eksportimin e produkteve të saj edhe në Liberi, Sllovaki dhe Kuvajt.
Kjo sipas tij është një vazhdimësi e rritjes së tregut të kësaj kompanie, rritje e cila javën e kaluar kishte ndodhur edhe në Belgjikë e Suedi, raporton Telegrafi.
“Gjatë vitin 2015 kemi eksportuar mbi 240 maune në 16 vende të botës, shpresojmë që këtë vit ta përfundojmë me një rritje prej 20 deri në 30 për qind të eksportit”, ka thënë Palushi.
Kjo kompani sot është vizituar edhe nga zyrtarë qeveritarë, përkatësisht edhe nga vetë kryeministri Isa Mustafa.
Duke shfrytëzuar prezencën e qeveritarëve, Palushi ka thënë se presin nga Qeveria që të vazhdojë me reformat e politikave dhe përmirësim të politikave fiskale.
“Neve në radhë të parë si prodhues do të na fuqizonin sepse mendoj se kompanitë prodhuese do të jenë promotor të zhvillimit të Kosovës, krijimit të vendeve të reja të punës dhe përmirësim të bilancit tregtar”, ka thënë Palushi.
Ai gjithashtu ka shtuar se si përpunues presin edhe ndikim pozitiv të MSA-së.
“Presim që hyrja në fuqi e MSA-së të ndikojë për prodhuesit në radhë të parë, përmes granteve të cilat janë paraparë në pesë vitet e ardhshme, një vlerë prej 500 milionë eurove. Natyrisht të krijojmë mundësi të rritjeve të kapaciteteve me çka do të ishim më të fortë me prezencën tonë në tregun vendor, si dhe në fuqizimin e prezencës së produkteve kosovare në tregjet e bashkësisë evropiane”, ka thënë Palushi.
Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se shembulli i kompanisë “Frutex” është një shembull i një kompanie të suksesshme e cila ka depërtuar fuqishëm në tregjet ndërkombëtare.
“Mendoj se është një sukses shumë i madh, rezultat i punës i njerëzve që kanë sens biznesi”, ka thënë Mustafa.
Sipas tij, Kosova ka trende pozitive në rritjen e eksportit sidomos të pijeve dhe kjo do të ndikojë në afirmimin e produkteve kosovare jashtë vendit.
“Duhet të shfrytëzojmë maksimalisht edhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe hyrjen në fuqi më 1 prill në mënyrë që tregjet tona të futen në një treg prej 500 milionë banorësh”, ka bërë thirrje Mustafa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025