LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet vazhdimi i pestë i Indiana Jones, Ford sërish protagonist

Konfirmohet vazhdimi i pestë i Indiana Jones, Ford sërish protagonist

Është konfirmuar se aktori veteran, Harrison Ford, për herë të pestë do të luajë rolin e Indiana Jones. Për vazhdimin e pestë të filmit klasik është rikthyer edhe Steven Spielberg prapa kamerës.

“Indiana Jones është njëri prej filmave më të mëdhenj në histori të kinematografisë dhe mezi presim ta rikthejmë në ekran në vitin 2019”.

“Është e rrallë që të kemi një kombinim të përkryer të regjisorëve, producentëve dhe aktorëve. Nuk mund të jemi më të lumtur për aventurën e Harrisonit dhe Stevenit”, ka thënë Alan Horn, udhëheqës i studios filmike The Walt Disney.


Indiana Jones ishte prezantuar tek audienca në vitin 1981 kur u publikua pjesa e parë “Raiders on the Lost Ark”. Katër filmat e mëparshëm kanë fituar afro dy miliardë dollarë nëpër arkat filmike.